India mund të ofrojë asistencë për portet shqiptare

19 Janar 2016, 12:26Ekonomia TEMA

“India mund të ofrojë asistencë për portet shqiptare”..

Kështu u shpreh ministri Haxhinasto gjatë një takimi me ambasadoren e Indisë për Shqipërinë Riva Ganguli Das.

Ministri i Transportit dhe Infrasktrukturës, Haxhinasto u shpreh se mirëpritet një shtim i prezencës së kompanive Indiane.

Ministri u ndal tek nevoja për të përfunduar, marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Indisë për Transportin Detar. Ministri kërkoi gjithashtu realizimin e një projekti në infrastrukturën portuale nga granti i Programit Teknik të Bashkëpunimit Ekonomik Indian (ITEC).

Haxhinasto theksoi se India mund të ofrojë asistencën e saj për Shqipërinë për thellimin e Porteve te Durresit, Vlorës e Shëngjinit, si dhe për të krijuar mundësinë për të bërë të lundrueshëm lumin e Bunës.

2 komente në “India mund të ofrojë asistencë për portet shqiptare”

  1. Ja ku eshte te Italia shteti me traditen me te vjeter ne ndertimin e porteve ,
    APO s’jku pelqen stili Italian mazllumave te shqiperise ,
    Duan stil Kamasutra ala Idiane.
    Mesiguri qe jane duke ju afruar edhe mentalitetit te perbashket te dy vendeve “motra ”
    Padyshim qi, qe telenovelat indiane , e lidhin shume shqiperine me Indine .
    Bote kaqolash

  2. partixani says:

    ca thot ky mer!?
    mund te asistoj!!!
    mund.
    dhe asistoj…
    ca osht kjo .asistenc spcjale a?
    dhe,… mund…
    hajde rrena hajde!!!!!
    pirdh gomar
    te mbij bar!
    sic ka thon
    balli kombtar
    kshtu perkthehet ky muhabet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje