Ja 27 shërbimet që do të meren te noteri, online dhe çertifikatat e pronësisë

20 Janar 2016, 10:43Ekonomia TEMA

Janë 27 lloje shërbimesh të zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të cilat nga data 25 janar do të marrin përmes aplikimeve online nga zyrat e noterëve.

Ministria e Drejtësisë nënshkroi dje një marrëveshje me Dhomën e Noterisë në lidhje me këto shërbime

Regjistrimi i akteve noteriale që lidhen ndërmjet zhvilluesit të pronës dhe pronarëve të pasurisë apo me subjektet e treta

Regjistrimi i kontratave të shitjes

Regjistrimi i kontratave të dhurimit

Regjistrimi i deklaratës për heqjen dorë nga pronësia

Regjistrimi i kontratës së Shkëmbimit

Regjistrimi i kontratës së qirasë apo nënqirasë

Regjistrimi i aktit të trashëgimisë

Konsultimi i kartelës së pasurisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme

Verifikimi online i gjëndjes juridike të pronësisë në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme

Informacioni zyrtar i pasurisë për individët dhe institucionet

Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale

Lëshim kopje kartele të pasurisë

Lëshim çertificate pronësie

Lëshim vërtetim pronësie

Lëshim i një çertifikate të re kur ka humbur apo është dëmtuar çertifikata e marrë

Regjistrimi i aktit noterial për pezullimin e veprimeve të regjistrimit

Regjistrim/ Ndryshim/ shuarje Servituti

Regjistrim i kontratës së shitjes, kontratës shkëmbimit dhe kontratës së dhurimit me rezervë/ kusht të pasurisë së paluajtshme

Regjistrim i prokurës

Korrigjim gabimesh në kartelë

Korrigjim gabimesh në hartën kadastrale

Korrigjim gabimesh në çertifikatën e pasurisë së paluajtshme

Regjistrimi i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë deri në 1 000 000 lekë

Regjistrimi i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë deri në 1 000 000 – 10 000 000 lekë

Regjistrimi i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë mbi 10 000 000 lekë

Regjistrimi apo fshirje e kontratave të tjera të hipotekës

Regjistrimi apo fshirje e hipotekës ligjore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje