Gjiknuri: Do të rinegociojmë disa kontrata, mes tyre edhe Bankers Petroleum

20 Janar 2016, 12:30Ekonomia TEMA

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka deklaruar se do të rinegociohet një pjesë e kontratave që janë në fuqi, përfshirë dhe kontratën më të madhe të Shqipërisë siç është Bankers Petroleum. Deklarata e Gjiknurit u bë gjatë publikimit të raportit të vitit 2013-2014 nga Nisma per Transparence ne Industrine Nxjerrese.

“Për herë të parë ça po bëjmë? Po vëmë një tavan që do të thotë një pjesë e naftës para se ai të rikuperojë kostot të futet si naftë e ndashmë për fitim.

Pra do të thotë që nafta e vlefshme për tu ndarë mes shtetit dhe privatit të fillojë që në momentin e parë që del fuçia e parë.

Që te fucia e parë shteti do të marrë më shumë seç ka marrë deri tani, kjo është fal politikave tona. Madje ju them dhe një gjë që ne do të rinegociojmë edhe një pjesë të kontratave që janë në fuqi, përfshirë dhe kontratën më të madhe të Shqipërisë siç është Bankers Petroleum, të cilën do ta rinegociojmë termat pas edhe mbylljes së disa elementëve kontradiktorë ose konfliktualë që kanë të bëjnë me pagesën e tatim fitimit”, tha ai.

2 komente në “Gjiknuri: Do të rinegociojmë disa kontrata, mes tyre edhe Bankers Petroleum”

  1. KUTALLI says:

    heret u kujtuat more trimat e sefe qorrit,
    jazek petullat.

  2. pirdh-pirdh says:

    Natyrish qe me cmimin e ri te naftes, kjo qe thua ti ore gjoje Minister, i intereson ne rradhe te pare Bankersit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje