MPOS: Sistemi i propozuar për TVSH, totalisht një platformë teknologjike

20 Janar 2016, 15:32Ekonomia TEMA

MPOS: Sistemi i propozuar është totalisht një platforme teknologjike. Nuk do të prekë në asnjë moment paratë e bizneseve dhe as nuk do të ketë role të tjera dytësore të pashprehura apo me dashje të shtuara në komunikime që bëhen në media. Eshtë një platformë në ndihmese të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve…

Pasi Ministria e Financave bëri të ditur sot nismën e ndërmarrë prej saj për një Partneritet Publik Privat, në fushën e administrimit tatimor, shoqëria që ka dërguar propozimin e pakërkuar MPOS, ka sqaruar për Monitor projektin e saj.

Projekti i propozuar dhe i pakërkuar, në 2014, mban emrin VAT Collection Enhancement System. Burimet nga kompania pohojnë se këtu emri është transformuar në një mënyrë që lë të kuptohet sikur partneri privat në këtë PPP do të mbledhe vetë dorazi apo nëpërmjet një sistemi elektronik TVSH-në. “

Asgjë e tillë nuk qëndron. Sistemi i propozuar është totalisht një platforme teknologjike. Nuk do të prekë në asnjë moment paratë e bizneseve dhe as nuk do të ketë role të tjera dytësore të pashprehura apo me dashje të shtuara në komunikime që bëhen në media. Eshtë një platformë në ndihmese të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”.

Së dyti, sqaron kompania, sistemi zëvendeson dhe zgjeron sistemin aktual të deklarimeve fiskale. Sistemi aktual quhet Nexus. Ky sistem operohet prej disa vitesh në DPT dhe është sistemi në të cilin kasat aktuale fiskale deklarojnë të dhënat ditore.

Ky sistem ka patur shumë mangësira si dhe ka rezultuar me probleme të shumta teknike. Sistemi i propozuar ka si qëllim eliminimin e këtyre problemeve.

Së treti, sistemi zgjeron gamën e pajisjeve fiskale që do të mund të deklarojnë të dhëna fiskale (transaksione biznesesh).

Së katërti, sistemi i propozuar është konform me direktivat e TVSH-së së Bashkimit Europian!

Së pesti, sistemi përfshin në brendësi dhe platformën e lojes promocionale së kuponit tatimor në dy forma: të përjavshme dhe të çastit.

Së gjashti, skema e shpërblimit të partnerit privat është ndryshe nga çfare është paraqitur sot në media.
Partneri privat do të shpërblehet me një perqindje të rritjes së TVSH-s në baze viti mbi kuoten e 11%, përfundojnë burimet nga kompania./Monitor

17 komente në “MPOS: Sistemi i propozuar për TVSH, totalisht një platformë teknologjike”

  1. Llotaria says:

    Pas asaj qe u be me lotarine e kuponit…lerjani ne dore profesionisteve. Ky ishte lajm i mire!

  2. Aron says:

    Burg nga privati tani?

    1. Beni says:

      Pa lidhje. A e lexove ca thote? Boll me sistem otoman…ne te gjithe europen sistemi eshte modernizu. Jo vetëm kur ju intereso juve.

      1. beni2 says:

        A me qafsh o Beni ku marrin vesh keta, po keta dun sistem otoman, burr none otoman e mos te them ndonje gje tjeter. po si o popull nuk vleresoni ndonjehere gjene e mire po vetem shani kot

  3. Me ne fund says:

    Epo shyqyr nje gje me men!

  4. Biznesmeni says:

    Si biznes i vogel qe jam, me te gjithe ato defekte qe kam has me ato kasa. Bujrum!

  5. Nurije says:

    Pse nuk blen programin dtt por duhet te ndaje tvsh me ju

  6. Nurije says:

    Pse nuk blen programin dtt por duhet te ndaje tvsh me ju.

    1. Likia says:

      Po motra qe ta menaxhosh ti pastaj…bravo bravo e fitove ti koncesionin

      1. test says:

        O like dridhe si LSI; me jep nje vend te Europes ku eshte dhene me koncension menaxhimi i sistemeve te taksave. Ti duket qe ne fill te bisedes qe je pjese e koncensionit! Motra!

  7. Injorantet says:

    Nuk po duket ide e keqe na kane lodh sot me jo beni me koncesion qeverine etj etj. Injorante. Keni ndonje propozim me te mire? Tenderi i hapur eshte.

  8. Kamunisti says:

    Ca populli mer vlla, e zeze mbi tbardhe leket prap shteti do ti marre. Faleminderit per sqarimin Tema. Me keta njerez qe ku e ku me dhon men kot, here si berishe e here si kamunista. Apo se i plasi ktyne per tvsh. Eshte teknologji e re dhe pike. Mesohuni.

  9. Gati zvicer says:

    po vetem Berisha jepte koncesione zhgarravina dhe i shkerdheu nenen ketij vendi. Po jane serioz keta hajde bejeni…e Jo duke degjuar llafet e shqiptareve

  10. ed says:

    Pse duhet të paguhet me përqindje nga rritja e TVSh së kjo firmë?
    Pse nuk bëhet kontratë e zakonshme ku një firmë vendos programin dhe pastaj bëhet tenderi për mirmbajtjen e programit për disa vite, me vlera të paracaktuara.

    Kurrë nuk kisha dëgjuar kontratë ku firma e IT merr përqindje nga fitimet që realizon sistemi i IT që menaxhon.

  11. Aurold says:

    Ta marre kompania e huaj, shume mire. Nqs rriten te ardhurat mbi 11% atehere kompania ka fitim. Kjo eshte nje zgjidhje shume e mire

  12. orkidea says:

    Skema eshte motivuese per kompanine, sa me shume te ardhura te mblidhen aq me mire per kompanine por edhe per arken e shtetit. Pune me mendt ?

  13. Hoffman says:

    Nese do kemi rritje mbi 11%, ne skemi as 1% rritje jo me 11%, mos keni bere ndonje gabim mo, kush eshte ai budall qe ta merr persiper 11%, kush e di kujt po ja fusin kesaj rradhe ? me pelqen te pakten po bejn nje gje me mend nese eshte e vertet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje