Absurdi i radhës, dogana skanon edhe energjinë!

20 Janar 2016, 17:30Ekonomia TEMA

Monopoli 15-vjeçar i skanimit në Dogana, që iu dha koncesionarit “Rapiscan” nga qeveria e mëparshme, ka prodhuar absurdin e radhës. Bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në import-eksport energjie, detyrohen nga organet doganore, që gjatë procesit të zhdoganimit, të kryejnë pagesën prej 22 eurosh për shërbim skanimi.

Por si mund të skanohet energjia elektrike, e cila transmetohet përmes linjave të interkonjeksionit? Përfaqësues të biznesit i thanë Top Channel se të ardhurat vjetore të sektorit janë rreth 200 milionë euro, ndërsa kosto shtesë për një shërbim që nuk marrin nga “Rapiscan”, përllogaritet në rreth 5000 euro në vit, pra më shumë se vlera që detyrohet të paguajnë bizneset.

Qesharak është fakti që u imponohet një pagesë për një shërbim në kundërshim me ligjet e fizikës. Absurdi buron nga fakti se marrëveshja koncesionare nuk parashikon raste të përjashtimit nga kjo pagesë, siç është edhe rasti në fjalë, madje as me rinegociimin që iu bë kontratës fillestare nga qeveria e re, e cila krijoi një tavan te ardhurash për koncesionarin në 210 mln euro duke lehtësuar pagesën për biznesin, nuk u parashikua një gjë të tillë.

Top Channel ka siguruar nje letër që Shoqata Shqiptare e Furnizuesve të Energjisë i ka dërguar Ministrisë së Financave, ku kërkon ndalimin e menjëhershëm të çdo pagese që lidhet me skanimin e supozuar të energjisë elektrike.

Në rast dështimi të përmbushjes së kësaj kërkese, Shoqata shprehet në letër se do t’i drejtohet “Komunitetit të Energjisë”, ku bën pjesë dhe Shqipëria, që ndërmjet palëve ndalon taksat doganore dhe çdo kufizim sasior mbi import-eksportin e energjisë dhe tarifa e skanimit konsiderohet si e tillë pasi të ardhur.

5 komente në “Absurdi i radhës, dogana skanon edhe energjinë!”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    O ju kripsha mendjen qe ju tredh si shtet nje kompani.. Marreveshja e saj qe ne rradhe te pare ishte nje krim ekonomik.. Si ka mundesi lini ata ish-qeverritar qe firmosen kete kontrate dicka kaq kriminale dhe absurde per taksapaguesit shqiptar te gerthasin ne mes te parlamentit..?!?! Kjo kompani po I rrjep shqiptaret.. Dhe sigurisht qe ju hedhin ne gjyq nderkombetar.. Po si do bejne pune te paster ata kur ju hedhin ne gjyq.. Qe ketu ju duhet te ndaheshit sepse nuk ka me mirebesim marredheniesh.. Eshte si te jetosh me gruan qe kerkoj ndarje por tani jeni “pajtuar”.. Kush eshte pronari I kesaj kompanie tregojini popullit.. Asnje nuk ndjehet rrine te gjithe urte kur vjen muhabeti per kete kompani..

    Thirrje shtetit shqiptar.. Kontrata 15 vjecare ka ne c’do bote.. Dhe Amerika.. Por beni kontrata “in yearly basis contract”.. C’fare do te thote kur beni kontrate premtoni 15 vjet kontrate “with good faith” por jo ne letra.. Eshte nje mirebesim qe I jep nje kompanie “that you are willing to do a 15 year contract but is based on yearly basis”.. Kjo lloj kontrate nuk te ben “responsible” por te ben serioz pa premtim.. Keni dhe gurin dhe arren p’se merreni peng nga kontrata antishqiptare..

    1. Crusader says:

      Sepse jane aksionere vete te koncesionet. Shumica e gjoja kompanive te huaja ne Shqiperi, jane ne pronesi te vete politikaneve Shqiptare, te cilet i fshehin ato me kompani fiktive offshore.

    2. Flamur says:

      Qeveria e mepareshme e dha kete koncesion por formen perfundimtare e morri me ndryshimin qe beri qeveria e re social-lsi-ste. perpara paguhej per kontenier te skanuar kurse keta e ndryshuan duke e bere per cdo deklarate doganore….duke futur ne thes te tera mallarat qe futen ne Shqiperi. Edhe po solle nje TV te vetem ne dogane do paguash tarifen 22euro, dhe le pastaj te shkosh te pagesa per energjine elektrike qe eshte cmenduri. Por me e burkuara e kesaj eshte se sipas kontrates ata marrin parate pa bere fare skanime, kane 1 vit kohe te sjellin 3 skanera dhe do jene vetem ne 3 pika doganore, ne pikat e tjera nuk do bejne asnjehere skanime por vetem do marrin parate. Kjo eshte nje vjedhje e hapur, e nisur nga Sala dhe e kopsitur nga Edi.

  2. Treviso says:

    FMN e ka vene ne dieni qeverine per problemet qe sjellin konçesionet, dhe eshte shpet akoma. Problemet me konçesionetdo te shtohen me shpejtesi ne te ardhmen nese qeveria nuk frenohet.

  3. Lili says:

    Ne vend t’i shkruajne qeverise,le t’i shkruajne prokurorise per te kerkuar deftesen e skanimit te energjise,mbasi per kete sherbimet paguajne e per cdo pagese duhet nje deftese!mbasi nuk marrin kete deftese -nga rapiscan,kemi:1) mosrespektim te ligjit per ‘kuponin’ tregues qe e ke paguar.Kur te marrin kete ‘kupon’ le t’i drejtohen prape prokurorit per abuzim mbasi fakturojne nje gje qe fizika nuk mundet me bâ,pra fakturim fiktiv,qe eshte abuzim ! Edhe gjykata le te vendos a eshte légale skanimi i energjise a jo,kur nuk ke mjete per te skanuar!….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje