Pas akuzave të Partisë Demokratike kundrejt Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për mosrealizim të planit të mbledhjes së të ardhurave dhe citimin e një raporti të “Croën Agents”, ka reaguar Drejtoria e Doganave e cila shpjegon shkaqet dhe kohën kur është përpiluar raporti.
“Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sqaron opinionin publik se në bashkëpunim të ngushtë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si edhe me organizma të tjera vendase dhe të huaja, ka zhvilluar një analizë të thellë të situatës në raport me mbledhjet e të ardhurave gjatë vitit 2015.
Jo vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, por edhe partnerët tanë të huaj kanë arritur në konkluzionin se në mbledhjen e më pak të ardhurave gjatë vitit 2015 në raport me parashikimin nuk ka patur asnjë arsye tjetër përveç se disa dukurive dhe faktorëve të jashtëm, jashtë vullnetit të kësaj Qeverie, ose më saktësisht:
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është e vendosur të vazhdoje punën me impenjim maksimal për të shtuar të ardhurat në buxhetin e shtetit, për të luftuar kontrabandën dhe informalitetin.
Është për të ardhur keq që institucionet shtetërore baltosen pa të drejtë e në mënyrë të vazhdueshme.
Mbi Raportin të cilit iu referua sot deputetja e Partisë Demokratike, vetë Croën Agents, nëpërmjet një deklarate për shtyp, sqaroi pak ditë më parë median dhe opinionin publik për kohën të cilës ai Raport i përket dhe faktit se “prej periudhës kur ky raport është dorëzuar ka pasur shumë zhvillime të mëtejshme, përfshirë largimin nga detyra dhe procedimin disiplinor të një numri punonjësish të Administratës Doganore Shqiptare. Për këtë arsye, komentet e bëra në atë moment të caktuar nuk qëndrojnë domosdoshmërisht edhe sot”, thuhet në deklaratën e Drejtorisës ë Përgjithshme të Doganave.
Drejtuesit e nderuar te Drejtorise se pergjitheshme te doganave genjejne ne fodullekun e tyre,njelloj si paraardhesit e tyre,njelloj si e gjithe administrata e shqiperise qe 25 vite ….
Zoterinj,tek ju,ne doganen e shqiperise,korrupsioni dhe kontrabanda bejne namin….Punonjesit e doganes se shqiperise jane militantet e radhes te X partie ne pushtet ,qe vijne se e dine se do te ikin dhe vjedhin pa hesap…..vjedhin te medhenj dhe te vegjel….kush mundet….
Shikoni doganen e Hanit te Hotit dhe Muriqanit….nga mali i zi vjen gjithckA KONTRABANDE sepse eshte hapur dogana,nuk ka doganier qe kontrollojne por vetem te marrin ndaj dhe po falimentojne tregtaret e shkodres
I gjeten dhe fajtoret drejtoria e doganave, doganieret skan vjedh fare .
ajde ato motrat ishalla
Doganat e shqiperise jane kthyer ne nje cedhje Mfiozesh e hajdutesh qe ky vend nuk i kapasur as me 1997.Korrupsioni po Luzon ne cdo zyre te shtetit shqiptar,mashtrimi dhe vjedhjet e jane bere si ushqim i dites.Keto p behen qesharake kur deklarojne se eshte blerja e energjise ajo qe ka demtuar realizimin e parave te doganes? po zgjerimi i produkteve Industriale te importuara se dihet se ne shqiperi nuk prodhohet snje gje ,nje Zero me xhufka.Ku shkojne parate e doganave? ne doren e kujt shkojne kur dihet se inportet jane rritur ?ne krye te doganave jane njerezit Hajduto,Injoranto dhe IdioteTe na “rroj” Aleanca e qelbesirave me mshtrimet e tyre.