Një pyetje 1 miliard dollarëshe

28 Janar 2016, 13:21Ekonomia TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Vjet në Thesarin e Shtetit shqiptar hyrjet e të ardhura ishin sa 26% e vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto (Gjatë çerekshekullit të fundit kjo përqindje është luahatur në intervalin 24%-26.5%). Pak më në veri, në Thesarin e Shtetit malazez u futën të ardhura sa 34% e vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Në qoftë se edhe ne do të kishim rendimentin malazez në vjeljen e të ardhurave buxhetore, në Thesarin e Shtetit tonë do të ishin futur vjet 1 miliard dollarë më shumë seç u futën faktikisht.

Dhe tani le të krahasojmë më në detaje disa nga të ardhurat kryesore të 2014-ës për të dyja vendet.

Arkëtimet në buxhet nga TVSH-ja si përqindje e PBB-së: 8.8% Shqipëria vs. 12% Mali i Zi.

Arkëtimet në buxhet nga taksa e sigurimeve shoqërore / shëndet-sore si përqindje e PBB-së:

5% Shqipëria vs. 10.7% Mali i Zi.

Arkëtimet në buxhet nga akcizat si përqindje e PBB-së: 2.9% Shqipëria vs. 4.5% Mali i Zi.

Arkëtimet në buxhet nga taksat nacionale si përqindje e PBB-së: 2.3% Shqipëria vs. 1% Mali i Zi.

Arkëtimet në buxhet nga tatimi mbi fitimin si përqindje e PBB-së: 1.5% Shqipëria vs. 2% Mali i Zi

Arkëtimet në buxhet nga tatimi mbi të ardhurat personale si përqindje e PBB-së: 2.1% Shqipëria vs. 2.5% Mali i Zi.

Siç shihet qartë nga shifrat e mësipërme, shteti malazes vjel pothuaj për çdo lloj takse një përqindje më të lartë të PBB-së sesa shteti shqiptar. Dhe vlera e PBB-së për frymë është shumë e afërt për të dyja vendet, ndërkohë që edhe struktuara e ekonomisë është e ngjashme (raporti shërbime-industri-bujqësi është shumë i ngjashëm në krijimin e PBB-së).

Fakti që shteti malazes mbledh më shumë të ardhura si përqindje e PBB-së i jep mundësinë atij që edhe të shpenzojë më shumë për paga, pensione, invetime publike dhe meremetime e mirëmbajtje. Por përveç faktit që mbledh më shumë të ardhura, shteti malazes shpenzon edhe më pak për interesat e borxheve të akumuluara ndër vite (vetëm 2% të PBB-së, krahasuar me 3.3% të PBB-së që shpenzon shteti shqiptar).

Kështu Mali i Zi shpenzon për pagat shtetërore 8% të PBB-së, ndërsa Shqipëria vetëm 5%. Për pensionet, Mali i Zi shpenzon 9.5% të PBB-së ndërsa Shqipëria vetëm 7%. Ndërsa në investimet publike, diferenca është edhe më e madhe: 10% e PBB-së në Mal të Zi, krahasuar me vetëm 4.5% PBB-së në Shqipëri.

Me fqinjin tonë verior kemi të ngjashme shumë gjëra – gjeografinë, historinë, kulturën, ekonominë, sistemin fiskal dhe politikën. Madje, sipas Transaparency International, edhe nivelin e korrupsionit e kemi të ngjashëm… Atëherë, përse ne kemi rendiment më të ulët se Mali i Zi në vjeljen e të ardhurave?

Teknologjia që përdorin ata në sistemin tatimor-doganor është më e avancuar se e jona, gjë që ia bën evazionit fiskal më të vështirë gjetjen e kapilarëve nga ku mund të qarkullojë.

11 komente në “Një pyetje 1 miliard dollarëshe”

  1. Kuq e zi says:

    Paska dal ndonje vullnetar per sistemin e malit te zi per koncesion??
    Nqs doni nje sistem te ri pse jo ai gjerman

  2. popolo di tirana says:

    Po te ndjekim arsyetmimin e Zaloshnjes, parate qe nuk hyjen ne buxhetin e shtetit duhet te quhen para “te humbura”.
    Paska harruar Zaloshnja se nuk jemi nje ekonomi gjoja private, dhe se njerezit punojne per vehten e tyre dhe jo per te cuar para ne thesar qe te vidhen prej pushtetareve?
    Sipas kesaj logjike duhet te kthemi ne ekonomine e centralizuar socialiste qe siguron mbledhjen e taksave 100 %.
    Prandaj Zaloshnja , sa me pak para ne buxhet, aq me shume zhvllim do te kete, aq me shume iniciative provate, aq me pak korrupsion, dhe aq me pak budallalleqe si keto qe “zbulon” ti …

    1. gent says:

      Kokës.
      Më pak para në shtetin e korruptuar = më shumë para në tregun e konkurrencës.

    2. Centauri.alb says:

      Po çfarë keni me Zaloshnjen, xhanëm?

      Si zakonisht në shkrimet e veta konçize me shifra, ai thjesht sjell fakte, fakte kokëforta, në shumicën e rasteve pa komente dhe pa marrë anën e së majtës apo të djathtës, duke e ftuar opinionin publik të shohi faktin dhe jo llafollogjitë e prpogandave apo konkluzionet e sharlatanëve me të cilët është e mbushur politika dhe administrata e vëndit, me të cilët gëlon jo vetëm gazetaria dhe mediat tona, por edhe specialistët dhe inteligjencia teknike e Shqipërisë.

      Athere, përse i turreni Zaloshnjes, ju komentues të nderuar, që nuk doni as të mendoni, as të arsyetoni dhe të gjykoni, as përtej dogmës tuaj politike apo ideologjike dhe as përtej vetvlerësimit për mënçurinë dhe zgjuarsisë tuaj natyrore apo profesionale, cilësira këto, më së paku të paverifikuara.

      Personalisht, do të doja të kishte në media me shumë zëra profesionalë, si Zaloshnja, pra më shumë “fact-checker”, më shumë shërbime “fact-checking” për opinionin dhe, sidomos, më pak komentues që i turren Zaloshnjes apo të ngjashmëve të tij, pa e ditur edhe ata vetë se përse.

  3. Journalist says:

    Nje njeri qe e quan veten, ne mos ekspert, por te pakten intelektual ne kuptimin e pergjithshem te fjales, duhet te skuqet kur shkruan marrezira te tilla. Ta thjeshtosh nje ceshtje kaq komplekse, si diferenca reale ne te ardhurat buxhetore, tek vetem nje element, pa analizuar ndryshimet ne variablet e tjere, duke filluar nga niveli dhe struktura e taksimit, karakteristikat e ekonomise, shkalla e informalitetit, etj, eshte thjesht qesharake. Keto jane analiza ekonomike per te Zgara Korcare.

    1. i revoltuar says:

      Meqe me fqinjin tonë verior kemi të ngjashme shumë gjëra – gjeografinë, historinë, kulturën, ekonominë, sistemin fiskal dhe politikën, koruupsionin, i bie qe fajin e ka prokuroria qe nuk i con ne burg taksidaret e korruptuar.

  4. Hajdari says:

    Na mbushet mendjen me argumenta teknike. Arsyeja eshte shume e thjeshte, ne Mal te Zi vidhet me pak.
    Nuk ka vlere asnje lloj sistemi teknik, elektronik, mor po fjala e fundit e shkences te jete, ne fund ndodhet gjithmone nje njeri, dhe po qe ai i korruptuar “sistemi” nuk pi me uje.

    E cuditshme se si juve me nder “gazetaret e pavarur” nuk e ditkeni kaq gje, si te “sprovuar” qe jeni me “betejat demoktratike” ne “tregun politik” dhe me “aktoret politike”

    Me siguri do hani nej llokme nga tenderi, qeni leh per ate qe i hedh kocken.

    1. antonio says:

      Po grabitjen e 7 miliard lekeve nga Banka e Shqiperise dhe qe jo vetem nuk do kthehen,por ia kaluan BUXHETIT TE SHTETIT!!
      Ke pare gjekundi keshtu ne bote ti Zaloshnja???
      A e ke bere ndonjehere pyetjen ti se SA QINDARKA KANE HYRE NE ARKEN E SHTETIT nga shitja e municionit dhe armatimit te ushtrise?????
      Beje,beje se do dale jo lepur,por nje lukuni dinozauresh ne ate krim!!
      Dhe se fundi:
      -A eshte ndare gjekundi pushteti ne bote si PLACKE LUFTE midis partive te koalicionit fitues ku cdo parti qe i jepet nje ministri e MJEL ATE VETEM ME MILITANTET E VET deri sa t’i dalin RRENJET mijravjecare!!!
      QE kur te vije tjetri te mos dije nga te futet brenda!
      Ke degjuar gje ti Zaloshnja se CFARE VLERE KISHIN mbi 1000 OBJEKTE SHTETERORE qe Berisha ua shiti apo fali jenicereve te tij gati falas pas zgjedhjeve te 23 qershorit dhe askush nuk flet per ato???
      Po per SHPORRJEN E MONOPOLEVE KRIMINALE qe ekzistojne ne te gjitha fusha,A KE PYETUR gje ti PSE MBAHEN DHE PER CFARE INTERESASH MAFIOZE QENDROJNE???
      Po per AFTESITE E MILITANTEVE KALAMAJ,pa asnje pervoje pune ne TATIME,DOGANA etj,a ke pyetur gje o Zaloshnja???
      Pyet,pyet se edhe keto ujin ne mullirin e dikujt cojne por jo te popullit!
      Po LLalla,perse i mban Dosjet mbyllur gati 3 vjet,si thua ti???
      Pom SHISH-i a ka dhene ndonje informacion te vlefshem ne tere kete mesele,apo akoma e pijne kafen me Berishen???

  5. LORA says:

    Po perqindjen e borxheve qindra milion eurosh (te puneve te pajtuara ndaj firmave dhe te papaguara nga qeverisja brekedhjere ) kundrejt PBB-se,te lene si litar I qoftelargut tek qeverisja e tanishme,,,,a e ke menduar ndonjehere o Zaloshnja??????A ndodh ky qamet edhe ne Mal te Zi?????
    Mendoj se keto krahasime ne shifra ,shume te domosdoshme me fqinjet tane,do te beheshin me te pranueshme ne fund te 2016-es.
    TUNG.

  6. refree says:

    nuk eshte vetem teknologjia: jane shume arsye.
    ne rradhe te pare eshte nje arsye kulturore: eshte marredhenia me shtetin, korrupsioni, kultura shteterore e te majtes qytetare shqiptare, qe eshte aq i majte sa qe kerkon qe te gjitha problemet ti zgjidhe shteti, dhe kultura shteterore e te djathtes qytetare shqiptare, qe propagandon se shteti te vjedh dhe nuk meriton te marre asnje lek nga qytetari, ne kete rast nga biznesmenet.

  7. Ha_Ha says:

    Thjesht, Qarte, dhe Bukur !
    Kaq te thjeshta jane gjerat. Por neve bejme sikur do i bejme shume me mire, bejme me shume zhurme, paragjykojme gjithcka, vjedhim kuda, dhe ne fund bejme nje vrime ne uje!
    Shikojeni pak komentin e pare. Direkt ka paragjykuar shkrimin.
    Thone se eshte veti e njerzve, qe per nje gje qe nuk e dine, tentojne direkt mohimin apo refuzimin.
    Keshtu ndodh edhe me injorancen tek neve, cdo zhvillim apo inovacion, se pari e paragjykojme, e kundershtojme dhe e luftojme si nje virus!
    Ha, Ha, Hahahaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje