Shkëlqim Cani: Po, në dogana ka kontrabandë

27 Janar 2016, 11:05Ekonomia TEMA

Shefi i Financave Shkëlqim Cani shprehur i pakënaqur nga puna në dogana dhe pranon se atje zhvillohet kontrabandë.

Një raport i fundit i Crow Agent’s por edhe të tjerë paraardhës kanë zbuluar abuzimet e shumta në këtë sektor, çka i kanë sjellë milionë euro mangët buxhetit të shtetit.

“Ju thoni dhe unë e pranoj që kryesisht mosrealizimi i të ardhurave janë nga doganat dhe jo nga tatimet dhe tani ju më thoni që a je i kënaqur. Si mund të jem i kënaqur? Përgjigja është nuk jam i kënaqur nga puna e doganave, përderisa ato nuk kanë realizuar objektivin”, tha Cani në një intervistë për Ora News.

Mallrat e akcizës që kanë sjellë gropën më të madhe në të ardhurat janë cigaret. Nëse çmimi i naftës në botë ka pësuar rënie drastike, çmimi i cigare nuk ka pasur ndryshim çka mund të përkthehej më pak të ardhura. Ministri ka dyshimet e tij në këtë drejtim.

“Si është e mundur të bjerë në mënyrë kaq drastike sasia e cigareve të importuara? Nuk mund ta pranoj që importet e cigareve kanë arritur në këtë nivel. Pse? Mund të merrni faktorë që ka ranë pirja e duhanit dhe ka një të vërtetë. Por, nëse kjo rënie është nga 2-5 % pjesa që ka rënë më shumë duhet kërkuar në faktor të tjerë. Është e vërtetë, po aq e vërtetë sa importet janë zëvendësuar me prodhim vendas”, thotë ministri.

Pyetjes nga Ora News nëse ka rritje të kontrabandës, Cani i përgjigjet: “Ka kontrabandë,ka evazion dhe ky është shqetësimi im. Ky shqetësim është për sa kohë institucioni i doganave nuk më jep një analizë të plotë bindëse që i ka shterur të gjithë mundësitë e kontrabandës”.

Kreu i Financave bën me dije se kompania britanike Crown Agents nuk do të vazhdojë më veprimtarinë në Shqipëri vitin e ardhshëm.

Kjo nuk do të vazhdojë më vitin tjetër. Nuk po ndahemi si armiq. Ne nuk i kemi mundësitë me si qeveri. E kemi riorientuar punën tonë tek platforma, tek sistemi dhe do i harxhojmë paratë dhe mundësitë tek kjo pjesë”, tha ai.

Ministri mohon zërat nëse do të ketë një kompani gjeorgjiane në sektorin e doganave e drejtuar nga ish-kryeministri atje, i akuzuar për korrupsion.

1 komente në “Shkëlqim Cani: Po, në dogana ka kontrabandë”

  1. VforVendetta says:

    Jo more paska korrupsion eeee. Po normal qe do kete ke vute ju ne krye te doganave?? Njerez te paafte drejtore bankash me te cilet tallte bythen edhe shoferi. Ke bete shefa turnesh. Ish hajdutet e 2000 mjeshtrat e vjedhjes ne kohen e Nanos ata qe mesuan ata te Saliut se si behet leku ne dogane. Ke moret doganiere? Ata qe sja kishin haberin nga dogana dhe qe pa ardhur akoma e dinin qellimin te benin leke per vete,per ate qe i kish futur ne pune, per shefin e turnit,per drejtorin e deges. Pastaj prute Crown dhe e paguat 4mln Euro qe tju tregonte ate qe e dine te gjithe Qe ne dogana ka korrupsion. W.T.F

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje