Partia Demokratike duket se ka dalë bllof me betejën e saj kundër koncesionit të HEC-eve mbi Drinin e Zi. Eksponentë të opozitës, duke nisur që nga Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun Grida Duma e më pas edhe vet ish-Kryeministri Sali Berisha akuzuan qeverinë se ka dhënë një bonus prej 8 pikësh për bashkimin e kompanive turke “Suzer Group” dhe “Nurol Holding”.
“Ministri i energjitikës pohoi se ‘investitorit’ të Ahmetaj, i janë dhënë 8 pikë bonus, çka do të thotë se ai është paracaktuar si fitues”, deklaroi Duma në një konferencë shtypi në datën 6 Janar 2016.
Në të njëjtën linjë, edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, teksa u pyet në emisionin e gazetës Eni Vasili në Neës 24 mohoi që të kishte dhënë bonus për ndërtimin e HEC-it të Skavicës. Kjo, paçka se në 99% të kontratave të firmosura nga qeveria “Berisha” në fushën e ndërtimit të hidrocentraleve në periudhën 2007- 2013, është ndjekur praktika e dhënies së bonuseve për ofertat e pa kërkuara që janë paraqitur.
Po cila është e vërteta për procedurat e këtij koncesioni?!
Gjithçka daton në vitin 2005 kur përmes vendimit të qeverisë Nr.299, datë 6.5.2005, një muaj para zgjedhjeve, qeveria “Nano” mori vendimin Për fillimin e procedurës së ndërtimit me koncesion, të formës “BOT”, për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, sipas propozimit të pakërkuar, sipas projektit të grupit Italian “TGK”. Në këtë rast, fillimi i procedurës bëhet pa i dhënë asnjë bonus kompanisë italiane.
Çfarë ndodh më pas? Në zgjedhjet e vetëm një muaji më pas, Partia Demokratike fiton dhe merr përsipër drejtimin e qeverisë. Më datën 18.12.2006, mazhoranca e drejtuar nga Partia Demokratike miraton ligjin Nr.9663 “Për koncesionet” ku sanksionohet baza ligjore për dhënien e bonuseve në koncesionet për ndërtimin e veprave energjetike. Në nenin 23, pika 3, gërma b thuhet se “në rastin e propozimeve të pakërkuara, propozuesi ftohet të marrë pjesë në procedurën përzgjedhëse konkuruese dhe me vendim të Këshillit të Ministrave, atij i jepet një bonus për rezultatin teknik dhe/ose financiar të arritur gjatë procedurës përzgjedhëse konkuruese deri në një maksimum 10 për qind të pikëve. Identiteti i propozuesit, ekzistenca dhe shuma e bonusit tregohen në dokumentet e procedurës përzgjedhëse konkuruese”.
Më tej, qeveria Berisha, përmes vendimit Nr.775, datë 14.11.2007 shfuqizon vendimin e mëparshëm të Këshillit të Ministrave Nr.299, datë 6.5.2005 të muajve të fundit të qeverisë Nano. Ndërkaq, Qeveria Berisha, përmes këtij vendimi, përcakton autoritetin kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Skavicë” në lumin Drini i Zi dhe miratimin e bonusit prej 10 për qind të pikëve, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar) nga shoqëria TGK Skavica s.r.l. Pra, qeveria “Berisha” shfuqizon vendimin e mëparshëm të qeverisë Nano me të vetmen arsye, të dhënies së bonusit prej 10 pikësh kompanisë italiane që është e njëjta me atë të vendimit të qeverisë Nano.
Duke qenë se në vendin dhe në orarin e caktuar në Dokumentat Standarte të hartuara për këtë procedurë konkuruese nuk është paraqitur asnjë oferte, kjo procedure rezultoi e pasuksesshme.
Pas dështimit të garës, qeveria Berisha mori vendimin Nr.1436, datë 31.10.2008 përmes të cilit, ka miratuar ndryshimin e masës së bonusit që do ti jepte të njëjtës shoqëri (TGK Skavica s.r.l) në procedurën konkurruese nga 10 pikë në 4 pikë. Në këtë formë, favorizohet kompania e cila në fakt e dështoi procedurën e parë edhe pse kishte marrë bonusin maksimal të mundshëm.
Në këtë mënyrë, u rishpall procedura konkurruese për dhënien me koncesion të këtij hidrocentrali i cili përsëri ka rezultuar si një procedurë e pasuksesshme dhe ka dështuar.
Duke qenë se procedurat e mëparshme konkuruese kishin dështuar dy herë, pavarësisht bonusit të dhënë kompanisë TGK Skavica s.r.l, Qeveria Rama, me vendimin Nr.412, datë 13.5.2015 shfuqizon vendimin Nr.775, datë 14.11.2007, të qeverisë Berisha, “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues, për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Skavicë”, në lumin Drini i Zi, dhe miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkuruese, që i jepet shoqërisë”, të ndryshuar. Pra, hiqet bonusi 4 pikësh në fuqi për TGK Skavica s.r.l.
Referuar studimeve të Sogreah dhe IFC, në rastin konkret të Drinit të Zi, ka disa opsione por më i përshtatshmi dhe me më pak kosto mjedisore e sociale rekomandon që mbi këtë lum të ndërtohen 2 hidrocentrale dhe konkretisht hidrocentrali i Skavicës (HEC Skavica) dhe ai i Katundit të Ri (HEC Katund i Ri).
Më 23.12.2015, qeveria Rama ka pranuar ofertën e pakërkuar të bashkimit të kompanive turke “Suzer Group” dhe “Nurol Holding” për ndërtimin e “HEC Katund i Ri”, duke miratuar bonusin prej 8 pikësh. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Ministria e Energjisë dhe Industrisë do të vijojë me hapat e mëtejshme procedurale të përcaktuara në Ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar. Këto hapa përfshijnë hartimin e dokumentacionit standard të procedurës konkurruese (ToR), publikimin, vlerësimin e ofertave të mundshme dhe në rast të një procedure të suksesshme, negocimin e kontratës.
Në rastin e HEC Katund i Ri, qeveria ka përcaktuar të mos ketë më sanksionim të detyrimit paraprak të shtetit për të garantuar blerjen e energjisë. Kjo nënkupton se investimi për këtë vepër do të jetë plotësisht privat dhe investitori do duhet të marrë përsipër të gjejë tregun për energjinë e prodhuar.
Fillimi i procedurave për HEC Katund i Ri nuk pengon në asnjë rast, zhvillimin e mëpasshëm të projektit të HEC Skavicës. Referuar HEC Skavicë, për të cilin nuk ka ende procedura të filluara, projekti do të ketë një rol rregullator më të madh për gjithë Kaskadën e Drinit. Rrjedhimisht, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, duke marrë kohën dhe konsulencën për një studim të plotë, po sheh mundësinë e zhvillimit në përspektivë të këtij projekti (HEC Skavicë) duke e përfshirë edhe Korporatën Elektroenergjitike si partnere.
Me vjen keq per shkrimin e mesiperm qe duket se eshte shkruar nga persona te painformuar.
Vendimi i qeverise NANO i 30 Prillit 2005 i dha kompanise TGK Skavica Srl jo bonus por
te drejten e ndertimit te Skavices me koncesion.
Perpara ketij vendimi, ky grup ku benin pjese kompani te njohura Italiane duke perfshire
aksionerin kryesor te EDISON e te disa bankave te medha Italiane, kompanine Tassara te multimiliarderit Roman Zalieski , kishte
punuar per tre vjet per nje projekt qe u miratua dhe u perpunua edhe mbi bazen e mendimeve specialisteve me te mire
shqiptare dhe kerkeses se Institucioneve shteterore shqiptare.Bile u miratua edhe nga Akademia e Shkencave.
Grupi TGK Skavica Srl kish pianifikuar te investonte 550 milione euro duke perfunduar Skavicen ne vitin 2011.
Ndryshimi i qeverise dhe orientimet e Bankes Boterore qe Skavica te kalonte ne tender nderkombetar e bene qe
grupi TGK Skavica srl te futej ne gare bashke me kompani te tjera gjigande si RWE e Gjermanise, KEPCO e Korese se Jugut, STATKRAFT,
VERBUBD dhe KELLOG e Austrise.
Qeveria Berisha meqe pezulloi vendimin e qeverise NANO ishte e detyruar t’i jepte bonus 10 pikesh ne fillim grupit TGK. Ky bonus me vone zbriti ne 4 pike.
Gabimi i qeverise Rama eshte se nuk e ka shpallur te plote tenderin e Skavices por e copezon ate.!
Skavica eshte objekti me i rendesishem ekonomik e starategjik per vendin dhe cdo qeveri duhet te mendohet mire kur vendos te zbatoje projekte per te.
@ Genci. Ky pra eshte mashtrim publik. Kur thua qe ske dhene bonus dhe ne fakt e ke dhene me firme dhe vule. Keto detajet tjera sja vlen as te komentohen kur tjetri mashtron qe ne piken e pare.
Po ajo kuota e shfrytezimit nga 441 – 285 m mbi nivelin e detit ( ne vendimin e 775 dt 14.11.2007) te ben pershtypje o zoteri kur kuota max e H/C Fierze eshte 296 m (kuote relative) dhe 295 m (kuote absolute) mbi nivel te detit ???.
E di c’perfaqsojne 10 m kuote uji ne nivelin maksimal ? DHJETRA MILIONA EURO
KETO DUHEN RRASE BRENDA TE GJITHE. PASKAN QENE FATKEQESIA E KETIJ POPULLI
Po ca bllofi e ka nxjerr! Pse redaksia juaj mer persiper te manipuloje opinionin tone si lexues te balkanweb? Vendimi i berishesh flet per ndertimin e skavices, si nje burrim te rendesishem energjetik dhe rregullator shumvjecar i kaskades. Ky projekt nuk parashikonte ndertimin e hec katundi i ri. Ndersa turqve ju eshte dhene hec katundi i ri, i cili perfundimisht “varros” projektin e hec skavica duke demtuar ne menyre te pakthyshme interesat kombetare. Kto fakte rendojne me shume veprimin e ministrise se ekonomise
Se mos eshte hera pare qe pd bie brenda me kembet e veta. ato mundohen te mbulojn ate me shurre por ne fund te dites ato qe ngelen jane nje tuf mashtrusash edhe asgje tjeter!
@ Billi. Berisha del bllof sepse akuzon qeverine se ka dhene bonus si nje skandal te madh. Thote ke dhene bonus 8 pikesh dhe ke bere skandal. Ne fakt ka dhene vet nje bonus 10 pikesh maksimali i mundshem dhe e mohon publikisht kur thote nuk kam dhene bonus. Pra e deklaron publikisht se nuk ka dhene bonus por ne fakt rezultoka qe e paska dhene bonusin. Ky eshte mashtrimi. Ky quan skandal gjithcka ndodh kur ai eshte ne opozite dhe jo ne qeveri. Ky eshte mashtrimi.
Ti @aldo ta kuptosh me mire shiko se te ka sqaruar @genci. Po do lexon dhe kupton. Me dhenien e hec katundit te ri perfundimisht hiqet dore nga ndertimi i hec skavices ne funksionin e tij rregullues dhe qe i jep perfundimisht zgjidhje dhe permbytjeve ne zonen e nenshkodres. A nuk arin ta lexosh si e justifikojne artikull shkruesit dhenien e bonusit. Propozim i pakerkuar nderkohe qe studimet e qeverise ne variantet qe kane paraqitur e paraqetur si mundesi. Ku qendron ne kete rast prpozimi i pakerkuar? Ky duhet te prezantohej si projekt e jo propozim i pakerkuar
SIKUR SKAVICA TE ISHTE LOPE
per Sali Rame Shiqere Berishen, me diskutimin e te enjtes ne Kuvend, do ushqehej nga vrima qe mbulon me bishtin e saj. “Kullat e marrjes” per furnizimin e turbinave me uje…” keshtu u shpreh jo nipi vllaho-boshnjak i lopçarit nga Mbreshtani, por bariu i nje cjapi e dy dhive te Viçi-doli(t)-per te kullotur !
Per kete atavizem human dhe te tjere qe futin hundet vend e pa vend, me dy fjale do i thoshnja, se kulla apo kullat (ne vendin tone zakonisht kemi vetem nje kulle) qe shohim te mbulohen nga uji ne gjendje te prurjeve ne liqenet perkatese te jashtezakoneshme, sherbejne vetem per shkarkimin e tyre, dhe jo per “ushqimin” e turbinave te hidrocentraleve ne fjale. Te njejtin funksion kane edhe ne digat e ujembajtesve per vaditje, ruajne ekuilibrin e kuotave maksimale te lejuara.
Dy fjale edhe per ish kamarierin e Hollandes, siç tregojne amsterdamasit e vjeter, idiotin Gjiknuri: kur flet per Skavicen, Ashten apo edhe Katundin e Ri !
Skavica, eshte projektuar se bashku me Fierzen, Komanin, Vaun e Dejes dhe Ashten apo Bushatin, qe ne mesin e viteve gjashtedhjete te shekullit qe lame pas. Natyrisht ishin projekte baze ekzekutive (jo perfundimtare). Komani, per vete nature e struktures se tij, eshte nje nga hidrocentralet me digen e veshur me “kemishe” betoni te armuar, nga me komplekset, me te rezikeshmet (ne rast termeti) dhe me te avancuarat edhe sot. Digat e Fierzes, Komanit dhe Vaut te Dejes (Ashten nuk kam njohuri) jane te ashtuquajtura “diga me material rrethanor”, dhe lartesia e tyre p.sh. Fierza, kane nje limit qe nuk mund te kalohet.
Kur nga skema e shfrytezimit te kaskades se Drinit, u llogarit si “lartesi e dobishme” per Skavicen kuota 495 mt., studjuesit dhe projektuesit e talentuar te kohes, u terhoqen nga projektimi sepse per vete lartesine dhe eksperiencat boterore te fushes, nje dige e tille mund te ishte vetem e tipit “Dige harkore me beton te armuar”. Mungonte si dje, aq me shume edhe sot, kapaciteti, aftesia, njohja e llogaritjet e komplikuara te nje strukture te tille, andaj nuk u ndertua.
Kur Gjiknuri i petullave me a pa vrime ne mes, del te pjerdhgojoje ne Kuvend apo ne medjat televisive, me shpresen se mund te jene akoma ne jete projektuesit e vjeter te skemes se shfrytezimit te Drinit, eshte mire ti referohet te vertetave te tyre. Nuk u ndertua Skavica per kete motiv, mungonte kapaciteti tekniko-shkencor ne kete fushe (digat hark me beton te armuar).
Ndertimi i HEC-it te Katundit te Ri, eshte nje krim ndaj jgenerates se shqiptareve me pasoja te pa ndreqeshme, sepse zvogelon ne menyre te ndjeshme kapacitetin rregullues te HEC-it te Skavices.
Ashtu edhe per HEC-in tashme te ndertuar te Ashtes, krimi eshte monstruoz ! Ashto apo Bushati siç quhej ne kohen e projektimit, do sherbente pikerisht per rregullimin e shkarkimeve te teperta te Vaut te Dejes, duke ndryshuar rrjedhen e Drinit, te kanalizuar ne nje shtrat te ri, duke shpetuar njehere e pergjithnje permbytjet e Shkodres dhe te nen zonave te saj.
Efekti i tij (Ashtes) mbi liqenin e Shkodres, do rregullohej me ndertimin e nje dige te ulet, per te ruajtur nivelin kostant te liqenit ne fjale.