SME-të italiane kthejnë sytë nga Shqipëria dhe Kosova

5 Shkurt 2016, 17:56Ekonomia TEMA

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Italisë së Jugut po shohin tregun e Shqipërisë dhe të Kosovës si mundësi për zgjerimin e tyre.

Janë mbi 20 SME që me inicitivën e Institutit Italian për Tregtinë e Jashtme (ICE) do të promovojnë deri në mesin e muajit shkurt mundësitë e të bërit biznes si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, bëhet fjalë për sipërmarrje që vijnë nga Kalabria, Kampanja, Sicilia e Pulja dhe i përkasin sektorëve si veshjet, arredimi dhe ndriçimit.

Në Shqipëri këto SME do prezantojnë projektet e tyre deri në datë 18 shkurt, ndërsa në Kosovë do të jenë mes datave 6 dhe 14 shkurt, në pesë qendra biznesi.

“ Shqipëria përfaqëson një shpresë konkrete për këto firma, që nuk kanë eksportuar kurrë më parë prodhimet e tyre në këto tregje”, thotë drejtoresha e ICE-së për Shqipërinë dhe Kosovën Gabriella Lombardi. ” Italia e Jugut është afër me Shqipërinë, jo vetëm gjeografikisht. Për këtë arsye unë mendoj se është e natyrshme që të përpiqemi për të forcuar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare”, tha ajo. Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë me 37% volumit. Tregtia me Kosovën është vazhdimisht në rritje dhe aktualisht është në mbi 300 milionë euro (11% të tregut).

2 komente në “SME-të italiane kthejnë sytë nga Shqipëria dhe Kosova”

  1. kushtrimi says:

    Lajm i mire ky por ne Kosove duke njohur padronet e qeverise nuk besoj qe do investojne.
    Derisa ministrat e nenministrat kerkojne mijera euro paradhenje per nje licence si zakonisht do ikin ne maqedoni sic ka ndodhur me heret.

    1. Atdhetari says:

      cfare lajm i mire more i cmendur? Keto zona jane qendra ecmafies, do te te pushtoje mafia italiane ty se nuk na del mafia jone?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje