Ministria e Energjisë dhe Industrisë organizoi një tryezë me donatorët mbi potencialin e shfrytëzimit të Drinit të Zi. Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues nga Banka Botërore, Banka gjermane KfW, SECO, GIZ, EBRD, Bashkimi Evropian, Koperacioni Italian dhe UNDP.
Në tryezë u prezantua studimi i hartuar nga studio franceze Sogrea. Studimi është kryer në vitin 2009 me financimin e Bankës Botërore dhe për llogari të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.
Ky dokument shqyrton tre skema të mundshme të shfrytëzimit të potencialit gjenerues në Drinin e Zi. Skema e parë parashikon ndërtimin e vetëm një hidrocentrali Skavica 441. Sipas të dhënave teknike të studimit, ky vartiant do të kishte koston 662.4 milion euro ndërsa prodhimin vjetor 768 GWh, për një fuqi të instaluar 193MW. Kostoja e investimit për kapacitet të instaluar arrin në 3.43 milion Euro/MW. Ndërkaq sipërfaqja e përmbytur nga ky variant arrin në 5861 Ha tokë. Numri i personave të zhvendosur shkon sipas këtij varianti në 10000. Për shkak të këtyre efekteve të mëdha me ndikime mjedisore dhe sociale, studio konsulente konstaton se ky variant është i pafinancueshëm.
Varianti i dytë parashikon ndërtimin e dy hidrocentraleve: Katund i Ri 445 dhe Skavica 395. Sipas këtij varianti në total numri i të zhvendosurve shkon në 1560 persona ndërsa sipërfaqja totale e përmbytur arrin në 2297 Ha tokë. Vlera totale e investimit për dy HEC-et shkon në 347.8 milion Euro ndërsa prodhimi vjetor i përbashkët 694 GWh.
Varianti i tretë parashikon ndërtimin e dy hidrocentraleve: Katund i Ri 445 dhe Skavica 385. Sipas këtij varianti në total numri i të zhvendosurve shkon në 800 persona ndërsa sipërfaqja totale e përmbytur arrin në 1788 Ha tokë. Vlera totale e investimit për dy HEC-et shkon në 313.8 milion Euro ndërsa prodhimi vjetor i përbashkët 673 GWh.
Studio franceze i konsideron dy variantet e fundit të financueshme dhe me efekte të menaxhueshme mjedisore e sociale. Rrjedhimisht qeveria shqiptare ka preferuar të ndjekë rrugën e zbatimit të një prej skemave që nga studimi konsiderohet e financueshme.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri deklaroi se për rastin e Katundit të Ri që nuk ndikon në menaxhimin e Kaskadës aktuale të Drinit dhe nuk pengon projektin e Skavicës 395 apo 385, është vendosur që ti jepet mundësia ta ndërtojë një operator privat. Aktualisht i është dhënë një bonus një bashkimi kompanish turke të cilat kanë paraqitur një projekt dhe ofertë të pakërkuar për HEC Katund i Ri. Gara e cila ende nuk është çelur për këtë koncesion, lejon mundësinë e pjesëmarrjes së çdo kompanie tjetër të interesuar për këtë projekt.
Ndërkaq, për rastin e Skavicës, sipas variantit ende në diskutim 395 apo 385, qeveria insiston në gjetjen e formave të financimit që këtë vepër ta realizojë Korporata Elektroenergjitike Shqiptare.
Z.Gjiknuri u kërkoi donatorëve që të asistonin qeverinë shqiptare për të studiuar dhe këshilluar format e financimit që do të ja mundësonin KESH-it të ishte administruesi i HEC Skavicës. Kjo vepër konsiderohet me ndikim në skemën e shfrytëzimit edhe të kaskadës aktuale të Drinit, HEC-eve të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.
Ministri Gjiknuri tha se tanimë situata financiare e sektorit energjitik dhe vet kompanisë së prodhimit KESH po shkon drejt përmirësimit dhe do të ishte zgjidhja më e mirë që HEC Skavicën ta gjejë formën e financimit vet korporata.
Të pranishëm në tryezë ishin ekspertët ndër më të njohurit e fushës së elektroenergjitikës dhe ndërtimit të veprave si Luigj Pjetri, Bashkim Spahiu, Engjëll Çuçi dhe Fahri Maho. Gjatë diskutimeve të tyre, ata e cilësuan projektin e ndërtimit të HEC të madh të Skavicës si shumë vështirësisht të realizueshëm për realitetin e sotëm, me kostot e rënduara të shpronësimeve dhe efekteve sociale. Rrjedhimisht, ata e mbështetën idenë e shfrytëzimit me dy hidrocentrale Katund i Ri dhe Skavica. Ekspertët e mbështetën gjithashtu qëndrimin e qeverisë për të mos ja lënë një privati pronësinë dhe menaxhimin e HEC Skavicës por për tia mundësuar këtë funksion Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.
Nese projekt idea e HEC Katund i Ri eshte propozuar nga studio franceze dhe shteti nuk ka patur fonde ta ndertoje, nuk ka kuptim bonusi qe i japin turqve pasi bonusi jepet kur behen propozime ku shteti as nuk e ka cuar ndonjehere neper mend ti zhvilloje. shteti per te siguruar konkurrencen e ndershme duhet ta jepte me koncesion HEC Katund i Ri dhe te konkurronin te barabarte te gjithe te interesuarit. keta i kane dhene Turkut bonus qe praktikisht do te thote se i kane dhene koncesionin pasi po more bonusin nuk ka shans te te sfidoje kush.
Po ca ekspertesh jane keta qe permendin! Verifikojini kush i njef te gjithe kta paguhen nga KESH i, jane te punesuar apo afrojne sherbim me pagese. Per kte te fundit ky me emer si ai gazetari ka zera qe mer tendera ne KESH. Pse me kta pseudo eksperte te paguar, do e shesin krimin qe po i bejne ktij vendi me asetet energjetike ky palacua ne foto. Kta jan zhyt aq shume ne pisllik sa ne tok nuk ka solucion per ti ‘shperlare’
Kur ne i japim me koncension,nuk ka kuptim ti ndertojme !
Po qe se fitimet e ketij indrocentrale,japin rezultate pozitive ,ne nje periudhe afat mesme,duhet te investohet.
Borxhet duhen lare,ato nuk lahen me borxhe te reja !
Shkrimi i lartpermendur nuk eshte i sakte dhe synon te perligji masakren qe duan te bejne me Skavicen
ne sherbim te pazareve qeveritare.Nuk e dime se nga i nxjerrin shifrat kur qeveria e sotme dhe insititucionet e saj
nuk kane bere vete asnje studim per Skavicen. Fatkeqsia eshte se gazetat ne Shqiperi pergjithsisht mbeshtesin tezat
e qeveritareve.
Varianti i pare me dige ne kuoten 441 metra eshte me fizibili dhe ne interes kombetar. Ai kushton vetem 550
milion euro dhe prodhon 1,1 miliard kilovatore duke rritur njekohesisht prodhimin e heceve te tjete
te kaskades se Drinit edhe me 300 milione kw/ore- Numri i popullsise se shperngulur eshte rreth 3000 vete
dhe jo 10.000 vete. 10.000 ishte popullsia ne rajonin qe do mbuloje liqeni i Skavices ne kuoten 441 ne vitin 1990,
por qe atehere popullsia eshte shpernguklur e vendosur ne rrethinat e TIRANES apo ka emigruar
Toka bujqesore me te gjitha variantet inondohet nga uji-Variantet e tjera jane shkaterim per Skavicen
dhe prandaj deri me sot asnje qeveri nuk ka guxuar t’i zbatoje.
Skavica eshte nje diskutim madhor qe nuk e mbajne dot shpatullat e Gjiknurit, ca me teper kur perzihen grupe interesi e çakenj nga ata te shumtet qe nuk na jane ndare ndonjehere.
Keta flasin per prodhimin e energjise te Skavices dhe te dy hidrocentraleve te vogla alternative se bashku, duke mos na fshehur thelbesoren, cilat jane ndikimet ne Kaskaden e Drinit.
“Skavica e madhe” me te vertet ben nje dem te jashtezakonshem me permbytjen masive te Lugine se Drinit te Zi dhe vet nuk eshte qe realizon ndonje prodhim kushedi te energjise, por, duke grumbulluar ujin e Drinit te Zi te dy viteve bashke dhe duke e leshuar kur nevoitet e kur çmimi eshte me i larte, Vendi yne siguron nje pasuri te paçmuar.
Jo energjia e fituar ne Skavice, por ajo qe do te vilet gjate gjithe Kaskades duhet llogaritur, po ashtu “njeri nga Drinet” nuk do ta permbysi me kurre fushen e Shkodres se do te jete ne “çeles”.
Digat e vogla duken te leverdiseshme, por mbushen shpejt dhe nuk i sigurojne sistemit sigurine 2 vjeçare te Skavices.
Sa per kostot e shpronesimit, qe kane “trembur” francezet, le te behen partnere te OSHE edhe dibranet, malet tona me te larta.