Çmimi i naftës godet të ardhurat, Cani: Do të kompensohemi nga lufta kundër informalitetit

5 Shkurt 2016, 13:30Ekonomia TEMA

Të ardhurat në buxhet pritet të marrin goditje edhe këtë vit nga ulja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Nga Korça ministri iFinancave Shkëlqim Cani tha se nuk pritej që rënia e çmimit të arit të zi të vazhdonte edhe këtë vit.

“Përsëri edhe ky vit hyn me një goditje tjetër që morrëm nga çmimi i naftës. Përsëri nuk e kishim parashikuar se çmimi i naftës do të ulej në këto përmasa që është ulur tani. Përsëri ajo jep goditje në të ardhura”, tha Cani.

Por sipas Canit mungesa e të ardhurave nga rënia e çmimit të naftës do të kompensohet nga aksioni kundër informalitetit.

Megjithatë ne mendojmë që sivjet edhe pse kemi këtë goditje si rezultante e një sërë masash të tjerë, që nee quajmë aksioni kundër informalitetit do të japë efektet e veta përgajtë vitit 2016 edhe më të mëdha se sa kanë qënë në vitin 2015”, vijoi Cani.

Të ardhurat nga importet e naftës zënë një pjesë të rëndësishme në buxhet, dhe rënia e çmimit ndikon drëjtpërdrejt në nivelin e mbledhjes së TVSH. Ndërkohë pak ditë më parë ishte Banka Botërore e cila uli parashikimet për çmimin e naftës në bursa nga 51 në 37 dollarë për fuçi./ TCH

1 komente në “Çmimi i naftës godet të ardhurat, Cani: Do të kompensohemi nga lufta kundër informalitetit”

  1. albani says:

    O GAZETARE IDIOTA,BUDALLENJ,GOMERE.
    CILESOJENI,SHTETI HUMBET NGA IMPORTET NGAQE NAFTA HYN LIRE NE TREG APO HUMBET NGA EKSPORTET QE BEJME NGAQE BANKERS PETROLEUM E SHET LIRE NE TREGJET E HUAJA,.
    QEVERIA NUK HUMBET NGA IMPORTI I SAJ SEPSE TARIFAT DHE TATIMET E NAFTES SE IMPORTUAR JANE FIKSE TE VENDOSURA NGA SHTETI,PRANDAJ DHE CMIMI I SAJ NE TREG NUK E PERFAQESON RENJEN NE TREGUN NDERKOMBETAR,PERKUNDRAZI NGA IMPORTI SHTETI VETEM FITIM DO TE KETE SEPSE DO TE RRITET KERKESA PER KONSUM TE BRENDSHEM TE KARBURANTIT.
    CILESOJENI MORE SHKERDHATA NESE NE JEMI VEND EKSPORTUES APO IMPORTUES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje