Ahmetaj flet per koncesionet dhe vleresimin e ekonomise nga Standard and Poor

8 Shkurt 2016, 19:26Ekonomia TEMA
Ahmetaj flet per koncesionet dhe vleresimin e ekonomise nga Standard and Poor

Zoti Ahmetaj për herë të parë pas kërkesave të vazhdueshme të deputetëve socialistë, ministrat kanë paraqitur programin e punës së tyre gjatë kësaj periudhe. Keni gjetur mbështetje nga deputetët për punën e bërë në ministritë tuaja?

Ishte një parashtrim i të gjithë reformave të qeverisë, jo ministrive specifike. U fol për gjithë strategjinë e partneritetit publik privat, për ato që kemi bërë dhe ato që do të bëjmë në favor të qytetarëve.

U fol për tendencën shumë të konsoliduar pozitive të ekonomisë shqiptare, tashmë të konfirmuar edhe nga institucioni ndërkombëtar Standard and Poor. Pra vlerësimi pozitiv i ekonomisë nga B në B+, që  është një ngjarje shumë e madhe për ekonominë por edhe për imazhin e vendit.

Dua të ndaj me ju që nuk është hera e parë, është hera e disatë dhe ne e bëjmë vazhdimisht qoftë në momentin e kalimit të buxhetit, qoftë në kalimin e paketave fiskale, qoftë në momente të tilla ku ne ndajmë me grupin parlamentar gjithë pritshmërinë tonë pozitive për ekonominë dhe parapërgatisim grupin parlamentar për gjithë reformat që do të ndërmarrim gjatë vitit 2016 dhe në vazhdim.

Ka pasur kritika apo rezerva nga grupi përsa i përket koncesioneve për shembull?

Absolutisht jo, dhe këtë e them me përgjegjësi. Sigurisht që ndonjë deputet mund të ketë pasur paqartësi dhe kjo është e natyrshme. Por grupi është shumë i qartë, aq më tepër që të gjithë partneritetet publike apo private që ne bëjmë nuk dalin asnjëherë, aspak, jashtë Programit të Partisë Socialiste kur ne kemi qenë në opozitë. Në qoftë se do ta kontrolloni, ne i referohemi në programin tonë partneritetit publik privat si një nga instrumentat për të ofruar më shumë shërbime dhe për të thithur më shumë investime, gjë që po e bëjmë.

7 komente në “Ahmetaj flet per koncesionet dhe vleresimin e ekonomise nga Standard and Poor”

  1. Falmerajer says:

    Ekonomia eshte futur ne shina. Nuk duhet te harrojme gjendjen kritike ne te cilen ndodhej. Formalizimi i ekonomise, zhvillimi i partneritetit publik-privat eshte i dobishem per ekonomine tone.

    1. Mira says:

      Qe ekonomia esjte me mire se dje kjo sdo as llafe as shkrim. Qe kjo qeveri po i perdor resurcet ne menyr te mire per te rrrit ekonomin eshte nje tjeter tregues. Por prap seshte ajo qe ne shwiptaret duam dhe prandaj duhet te presim qe reformat te jaapin frytet!

      1. UG says:

        Standart e poor eshte nje tregues shume i mire se si ekonomia po hecen para. Jemi me more se rajoni ne krahasim me shtetet si greqia apo te tjera!

      2. flora says:

        Eshte e vertet që ekonomia nuk është në aq nivele të larta sa do donim të gjithë ama për diçka duhet te jemi realiste, ekonomia po ndryshon për mire. Duke filluar që nga aksioni kunder informalitetit der tek përthithja e investitorëve të huaj janë masa që tregojnë se po bëhet një punë serioze për zhvillimin e ekonomisë

    2. Ranheim says:

      Vleresimi i Standard and Poor per ekonomine shqiptare, ku vleresoi tendencen pozitive te ketij sektori, eshte nje tregues se politikat fiskale dhe ekonomia jane ne rruge te mbare. Gjithsesi e verteta eshte se duhet bere me shume. Duhet ende kohe qe te reflektohet deri ne shtresat e fundme te shoqerise shqiptare.

  2. ben blushi says:

    Uh cfare skandalit kur flet ky super hajduti, jevg, djale kurve dhe bir kurve per ekonomine mos mbet lafarak pa e bere. Dhe ju lutem keta komentuesit qe shkruajne siper mund te genjejne vec Rame kaqolin se sa per ben ahmetajn eshte fiigura me è urryer pas beqes edhe per analfabetet.

  3. lali eri says:

    Cfare Turpi!!!! Po si qenka me mire ekonomia?!!! Kur te gjitha analizat qe vete Ministria e Financave i nxjerr te ardhurat ne ulje dhe shkaku sipas qeverise eshte kriza globale, kriza e cmimeve te burimeve natyrore qe shqiperia eksporton si nafta, meneralet etj. Te pakten ky i paftyri ta pranoje qe ekonomia eshte ne krize. Kriza shikohet te njerezit qe presin te dera e PS cdo dite per pune dhe i puthin doren Kryeministrit. TURP!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje