Pjesë e diskutimeve në mbledhjen e grupit të PS-së kanë qenë reformat e qeverisë si dhe projektet e Partenerit Publik Privat. Mininistri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj vlerësoi se filozoifia e Partenritet Publik Privat është pjesë e programit të qeverisë dhe nuk del jashtë këtij programi. Ahmetaj tha se ky partneritet pritet të risë investimet dhe përmirësojë cilësinë e shërbimeve
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaroi se në mbledhjen e grupit të PS-së, u parashtruan reformat në tërësi dhe filozofia e parteritetit publik dhe atij privat, si dhe u fol për tendencën e konsoliduar të ekonomisë shqiptare pas vlerësimit nga institucioni ndërkombëtar Standard&Poors që e rënditi ekonominë shqiptare nga B në B+.
Ministri Ahmetaj, pas mbledhjes së Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste dha një prononcim për mediat ku u shpreh se “ mbledhja ishte një parashtrim i reformave të qeverisë dhe jo vetëm të ministrive specifike, ku u fol për filozofinë e parteritetit publik privat për atë që ne kemi bërë dhe për atë që do të bëjmë në favor të qytetarëve. U fol për tendencen shumë të konsoliduar të ekonomisë shqiptare e konfirmuar nga institucioni ndërkombetar Standard&Poors, pra i vlerësimit pozitiv të ekonomise nga B në B+ që është një ngjarje shumë e madhe për ekonomin dhe për imazhin e vendit”.
Ahmetaj nënvizoi se filozoifia e Partenritet Publik Privat është pjesë e programit të qeverisë dhe nuk del jashtë këtij programi. Ministri Ahmetaj shtoi se ky partneritet pritet të risë investimet dhe përmirësojë cilësinë e shërbimeve.
“Nuk është hera e parë që bëjmë takime të këti niveli pasi në e bëjmë vazhdimisht në momentet e kalimit të buxhetit të kalimit të paketave fiskale qoftë në momente të tilla kur ne ndajmë me grupin parlamentarë gjithë pritshmërine tonë pozitive dhe parapërgatisim grupin parlamentarë për të gjithë reformat që do të ndërmarrim gjatë viti 2016 dhe në vazhdim. Grupi është i qartë, i bindur aq më tepër qe partneritetet publike dhe privat nuk dalin jashtë programit të Partisë Socialiste por ndjekim ecurinë e tij”, tha Ahmetaj.
Kshu funksionon ne gjithe vendet e botes. Shembuj plot jane si gjermania dhe anglia ku kto vende ne bashkpunim me privatet perdorin ppp per rritjen e investimeve dhe uljen e kosotove!
Partneriteti publik privat eshte nje hallke shume e rendesishme per ekonomine shqiptare. Sherben shume ne rritjen e investimeve. Shqiperia ka nje mjedis te favorshem per implementimin e saj se jane shume sektor ku mund te implementohet
Kjo lloj skeme e parteneritetit publik privat eshte shume e rendesishme sot nga qeveria shqiptare ne kushtet e zhvillimit ekonomik qe qeveira po ndermerr. sepse ndikon ne permirsimin e sherbimeve specifike qe per qeverine shqiptare kane kosto te larte. plus ndikojne akoma me shume shume ne dhenien e sherbimit ne menyre me te mire!
Plotesimi nevojave ndaj qytetarve per shume sherbime, kerkojne burime te medha financiare, tekonologjike dhe profesionale. Dhe kjo skeme qe bashkpunon shteti me privatin te jep nje zgjifhje te shepjte per te arritur qellimin!
Ne mjaft vende te botes aplikohet nje gje e tille. Madje edhe ne vendet me te zhvilluara. Ekonomia eshte futur ne shina kjo eshte shume e rendesishme.
Kisha disa kohe qe isha ne merak pasi me dukej se ekonomia po humbiste mes shtet ndertimit tek i cili duket se eshte fokusuar shume qeveria. Mua me duket se duhet medoemos te kete nje fokus po aq te rendesishem tek ekonomia sa tek ndertimi i institutcioneve publike, dhe ne rastin e Shqiperise kjo perkthhet ne me shum fonde publike per projekte te rendesishme. Megjithat duhet thene se vleresim nga S&P eshte nje shenje e mire, qe do te thote se ka ende vemendje specifike mbi ekonomin. Perseri besoj se Qeveria duhet te hedhe me shume fonde ne zhvillimin e fushave te caktuara ekonomike, si turizmi apo bujqesia, dhe te ule pak fokusimin tek rruget, sic bente ne kohe te vet Sala
packa se shqiperia nuk ka patur eksperienca te mira me marreveshjet me privatet kjo nuk do me thene qe keto marreveshje nuk jane efektive. fajin per mosfunksionimin e tyre dihet se kush e ka patur, fundja nje qeveri qe nuk i intereson interesin i vendit do kujdeset vetem per interesat personale ne kto lloj marreveshjesh. Por realisht partneriteti me sektorin privat eshte shume i rendesishem per zhvillimin e ekonomise. Aq me pak per nje vend si i joni me plot probleme
E rendesishme eshte rritja e investimeve te huaja dhe vendase. Per aq kohe sa i sherben ekonomise se vendit, per aq kohe sa ndikon pozitivisht nuk ka asgje te keqe.
Eshte praktike boterore. Keshtu mbledhja e te ardhurave nga sektoret perkates te ekonomise do behet me eficente. Gjerat po ecin per mire, formalizimi i ekonomise eshte nje nga betejat e kesaj qeverie.
Ooouuu, na hengert mortja ne te gjitheve, kur Ekonomia ka mbetur ne dore te ketij veshegjatit … !!