Përfaqësuesit e shoqërive të kasave fiskale takim me ekspertët e Ministrisë së Financave. Në këtë takim përfaqësuesit e shoqërive të kasave fiskale, kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me problematikën që lind për funksionimin e rrjetit aktual të kominikimit, i cili bazohet mbi teknologjine e vjetër GPRS të Telekom (AMC-së). Shpesh të dhënat shkojnë me vonëse në DPT për shkak të mungesës së sinjalit
Ministria e Financave ka thirur në një takim pune përfaqësuesit e pesë kompanive që operojnë në tregun e kasave fiskale. Të pyetur nga TemA TV, përfaqësuesit e Financave nuk mohuan takimin e zhvilluar, por nuk dhanë sqarime lidhur me qëllimin e takimit me shoqëritë e kasave fiskale.
Ndërkohë burime nga një prej shoqërive të kasave, kanë bërë të ditur për TemA TV se objekti i këtij takimi ka qënë diskutimi rreth projektit Partneritit Publik Privat për gjurmimin e TVSH-së. Mes ekspertëve të financave dhe përfaqësuesve të kompanive të kasave fiskale është disktuar rreth projektit të PPP-së dhe të ardhemen e tregut të kasave.
Por mësohet se në këtë takim përfaqësuesit e shoqërive të kasave fiskale, kanë shprehur edhe shqetësimet e tyre lidhur me problematikën që lind për funksionimin e rrjetit aktual të kominikimit, i cili bazohet mbi teknologjine e vjetër GPRS të Telekom (AMC-së.)
Këto shoqëri bënë të ditur se ky rrjet ka sot probleme të shpeshta dhe shoqërite e kasave shprehën idenë se ndoshta ndryshimi i teknologjise në 3G apo 4G do të ndihmonte ata dhe vetë biznesin në përcjelljen e të dhënave korrekte pranë DPT-së.
Gjithashtu në këtë takim shoqëritë e kasave shprehen shqetësimin e tyre në lidhje me ngërcin e komunikimit në kohe reale të kasave me sistemin qendror. Ndonëse theksohet se kjo praktikë është e aplikuar në disa vende të ndryshme (dhe në pjesë të mëdha te BE-se) shoqërite e kasave theksuan faktin që sistemi aktual ka nevojë për përmirësime të mëdha, nëse do të kërkohet që kjo mënyrë komunikimi të funksionojë.
Një tjetër shqetësim i ngritur në këtë takim nga shoqëritë e kasave fiskale, për ekspertët e financave ishte dhe fakti që sistemi aktual qendror nuk i ka kapacitet për të përpunuar sasinë e madhe të të dhënave që do të perfitohen nga administrata tatimore me komunikimin në kohe reale. Përfaqësuesit e shoqërive të kasave fiskale janë të mendimit se ky problem mund të marrë zgjidhje dhe ky komunikim të vihet në funksionim, vetem pas përforcimit te sistemit aktual qendror sic dhe parashikohet në projektin PPP-së. Në lidhje me dyshimet për bashkepunim midis shoqërive të kasave dhe partnerit privat, stafi i MF qartësoi që ky bashkepunim është plotësisht i mundur dhe do të bazohet mbi kontratën PPP dhe VKM 781, e cili është baza e sistemit aktual të kasave.
Jane Ankuar Kompanite e kasave (qe kasat i kane shit dhe i kane marre leket, qe sistemi nuk qenka aq i shpejte (se per ca u duhet shpejtesia e sistemit te transmetimit ketyre) > Dhe per kete u duhet ndonje kompani kineze qe ti jepet me koncesion.
(a ju q… grate ketyre qe u intereson kjo)