Përplasje Austri-BE: Nuk duam refugjatë!

18 Shkurt 2016, 17:04Bota TEMA

Bashkimi Europian përplaset me Austrinë për çështjen e refugjatëve.

Qeveria e Vjenës ka vendosur një kufi për numrin e pranimit të refugjatëve, por BE nuk është dakord.

“Kufiri i vendosur nga Vjena nuk përputhet me detyrimet e parashikuara nga ligjet ndërkombëtare dhe e Drejta e BE”, thuhet në deklaratën e Bashkimit Europian.

Pak ditë më parë Austria deklaroi me anë të ministrit të saj të Jashtëm se nuk do të pranojë më shumë se 37 mijë e 500 refugjatë.

Por për BE është e papranueshme kjo shifër.

Kujtojmë që Gjermania priti më shumë se 1 milion refugjatë vitin e shkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje