Në Kuvendin e Shqipërisë të enjten ka patur një përplasje të fortë mes ish-kryeministrit Berisha dhe ministrit Arben Ahmetaj. Çështja ishte pikërisht udhëtimet me çarter që opozita pretendon se ministri i ka bërë. Ky i fundit e ka hedhur poshtë një gjë të këtillë dhe për t’u bërë katërcipërisht i besueshëm tha se për kokë të dy vajzave nëse e vërtetoni unë largohem nga detyra. Madje, për herë të parë mësova që në gjuhën shqipe gjallon një fjalë si “skrutinimi”.
Qysh në krye dëshiroj të them që ministri nuk mund të shkonte deri këtu sado kot mund t’ia ketë këputur kundërshtari i tij. Vajzat uroj ta kenë jetën e gjatë sa mali, por ato si gjithë fëmijët e tjerë që janë drita e syve e prindërve nuk ka përse të hynë në betime politike ose jo të këtilla. Kjo historia e këtyre përbetimeve me dorëheqje nisi nga kryeministri, i cili ka thënë dikur në Kuvend: “Nëse ju do të provoni, jo të gjitha, por një, qoftë edhe vetëm një nga gjithë akuzat tuaja të gjithë këtyre ditëve, që më lidhin mua me trafikun e drogës, unë nuk do të jap thjeshtë dorëheqjen, por do të zhdukem përgjithmonë nga ky mikrofon dhe nga çdo mikrofon, dhe do t’i nënshtrohem vetë ndëshkimit.” Më pas ka qenë Beqja që do të jepte dorëheqjen nëse i vërtetohej qoftë edhe një grimë nga akuzat për konçesionet dhe i fundit Blendi Klosi tek Fevziu që kërcënoi me dorëheqje nëse i vërtetonim se nuk janë punësuar 200 mijë persona.
Duke e marrë të mirëqenë që kemi në krye ajkën e kombit dhe të shqiptarisë, duhet pranojmë që një nga traditat më të mira të shqiptarëve është që nuk zënë be e rrufe, por japin fjalën dhe kaq mjafton. Kurrë një shqiptar nuk bën betime më ekstreme se kaq. Mjaft të thotë se të jep fjalën dhe diskutimi është i mbyllur. Kaq e shenjtë qenka besa e tij, sa në një rast ai kapërcen dhe Abrahamin e therr djalën, nëse nuk e mban fjalën. Betimet e tjera për shqiptarin janë çburrërime dhe “punë grash”. Nejse, duket këtyre qeveritarëve tanë nuk u del fjala e dhënë, janë të frustruar nga ideja që ne nuk i zëmë besë, se ndoshta zullumi qoftë ky i shpikur nga mediat të tremb dhe kur kërkon që të besohesh edhe më shumë, zë në gojë largime nga mandati, detyra apo më keq akoma fëmijët, dhe njerëzit e shtëpisë. Ka gjasë që në këto raste të bëhesh dyfish më i pabesueshëm dhe t’i bësh shërbimin më të shkëlqyer atij që të akuzon.
Kjo më kujton atë lojën me kopaca, kur ishim të vegjël që sa herë bënim me hile betoheshim “Me nonë e motër!” dhe unë nuk kisha motër, gjë që në zhargonin e lagjes ishte më e shenjtë në sharje se nëna. Këtë me siguri e di edhe Arbeni, Iliri apo Edi, pasi do kenë luajtur edhe ata me kopaca si ne të tjerët./27.al
Ej Demi: Ti dashke te ktheshe zakonet Burrerore te Vatanit,kur
ato ta kane lene Shendetin me Vakt e me Kohe.
Dhe mire e ke hequr ate Paralele:'”me non e moter”nje betim
kur ishit te vegjel ne lojen e Kopaceve,pasi Sot ashtu duken,
si te pa rritur! Betohen per kalamanjte sepse jane ritur
dhe pastaj fillojne e luajne me kompjuterat e jo me kopaca.
Zihen edhe me Grushta si atehere midis dy Lagjeve.Me pak fjale
E ateherreshmja po xhirrohet Sot ne Kuvend.Vertete nje Paralele e sakte.
Kelit i shkon me zon be, “me gru e moter”. Legen.
“Pune grashe” , po pse si e ke gruan ti dore te dyte?! Ajo po te tund themelet e besoj se dhe ne darke per te shkuar ne krevate, i merr leje 100 here apo i lutesh. Leri keto, Enkel, se te dija djale te zgjuar.
Emo se s’eshte qeveritari i pare qe e ben. Shembulli me i ndritshem eshte ai i Berluskonit qe zuri be kalamajte para gjykatesve lidhur me pronesine e disa kompanive ku akuzohej per korrupsion ne vitet ’90. Mesa duken bathet pres dhe ne Shqiperi te njejtat skandale pas 20 vjetesh, me çupelina dhe orgji ne vilen e kryeministrit.
ky po qe eshte nje shkrimtar i madh.e ka mesuar nga sandri se ai i di te gjitha bashke blendin.
thuhet ,,be e rrfe,,dmth rrefim.
Autori ngaterron miellin me krundet. Ku mielli jane shqiptaret e qe moti dhe krundet jane shqiptaret e sotem,ku perfshihet edhe ky trimi qe ka zhgarravitur kete artikull.