Neni 98 i Kushtetutës, kërkuar për interpretim nga Presidenti Bujar Nishani, nuk është e para herë që mbërrin në Gjykatën Kushtetuese.
Plot 14 vjet më parë, Kushtetuesja është shprehur njëherë për të. Pavarësisht kërkesës për interpretim përfundimtar të tij në atë kohë, gjykata u kufizua në dhënie mendimi vetëm për pikën 2 të nenit, marrë shkas nga ngërçi i krijuar, ku ishte Parlamenti ai që nuk votonte dekretet e Presidentit.
Tani, kreu i shtetit kërkon interpretim të pikës 2 të nenit 98, ku theksohet se Presidenti ka afat 7 ditor për emërim dhe shkarkim të ministrave. Bujar Nishani thotë se është Kuvendi që duke mos votuar dekretet e shkarkimit si fillim, i rrezikon atij shkeljen e afatit 7 ditor për nxjerrjen e dekretit të emërimeve të Ahmetajt dhe Ikonomit.
Por, përtej afateve, kreu i shtetit shkon më tutje kur i kërkon gjykatës gjithashtu të shprehet për rolin e Presidentit mbi kandidaturat e Kryeministrit për anëtarë të kabinetit, a ka të drejtë ai të verifikojë kandidatin e propozuar dhe a ka të drejtë t’i kërkojë Kryeministrit të rishohë kandidaturën?
Për të gjitha këto pyetje të Nishanit, gjykatës mund t’i duhet kohë të përgjigjet, ndërsa afati kushtetues i Presidentit është deri të martën. Konstitucionalistët thonë se pavarësisht kërkesës për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, institucionet kushtetuese janë të detyruara të përmbushin funksionin brenda afateve kushtetuese. Sipas këtij interpretimi, Presidenti të martën është i detyruar të nxjerrë dekretet e emërimit.
Ndërkohë, Top Channel ka mësuar se kërkesa e kreut të shtetit nuk ka mbërritur ende në Gjykatën Kushtetuese.
Mundësia është që kjo kërkesë e Nishanit të mbërrijë ditën e hënë, vetëm një ditë përpara përfundimit të afatit të Nishanit.
Ka vetëm një rast në historinë e Gjykatës Kushtetuese, që kërkesa është shqyrtuar brenda 24 orëve. Ajo i përket vitit 2002, kur kryetar i kësaj gjykate ishte Fehmi Abdiu, dhe rasti ishte po një ngërç politik kur Kuvendi nuk po kalonte dekretet e shkarkimeve dhe emërimeve të ministrave dhe për këtë arsye u kërkua që të votohej veçmas programi i qeverisë dhe Kryeministri.
Çështja ju kërkua Gjykatës Kushtetuese ta zgjidhte dhe brenda 24 orëve gjykata vendosi duke evituar një krizë të thellë shtetërore. Por, tani nuk jemi në të njëjtat kushte, a do të mblidhet Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim të ngjashëm brenda 24 orëve?
Bujar Ulok Shvejk Sakat Kamikaz Nishani,perfundimisht nuk ka ndermend te dekretoje ministrat e ri,ashtu si ja kerkon thjesht,qarte dhe pa gabime kushtetuta.Rast i paprecedent ne historine e Republikave Parlamentare te Globit.Po e hedh ne ere Republiken e Shqiperise.Shqiptare tedashur.Vellezer dhe motra.Nuk do habitesha sikur vendi mbas ketij gjesti te kaloje ne krize te rende kushtetuese dhe shteti te pushoje se ekzistuari.Mbasi shteti te kthehet ne kufome,Saliu do nxit anarshi totale.Pergatituni per me te keqen.
Kapter Bujua vazhdo veprimtarine anti-kombetare dhe anti-shqiptare te ushqyer dhe perkujdesur nga Sali Pashe Toptani. Kjo e radhes eshte nje tjeter bajge e presidentit te PD-se. Qeveria perpiqet te punoje dhe ‘kurva krihet’ i thone kesaj. Por sa do te vazhdoje protesta e jote ne gjunje more derezi e punezi? Ja do ta bllokosh procesin edhe disa dite. Po pastaj? Je presidenti me qesharak. Pa moral, pa dinjitet dhe i lidhur pas bishtit te Sali qenit. Bishti i qenit ke met more legen.
Shkarkojeni halene e Saliut qe vetem mbjell rremuje dhe anarshi .
Ore edhe çfar duhet te ndodhe qe te binduni se kapterri eshte ne sherbim te drejteperdrejte i dyshes kriminele sali berisha e lul basha dhe se çdo vonim ne shkarkimin e tij do te thote nje dite poshtersi per kete dyshe qe duke shkaktuar kesi hutie orvaten te fitojne kohe qe ti shpetojne drejetsise se kapur nga kjo dyshe poshtersie qe ska njohur shqiperia e sherrin po ua shef edhe kosova e mjere,prandaj mazhoranca nese deshiron ta shpetoje vendin dhe kombin dueht ta shporre kete militant fanatik sepse doreheqja per te do te ishte akt ndergjshmerie gje qe nuk e meriton,ne fund le ta shofin edhe ata te mjere qe e kane votuar e vazhdojne ta kallin vendin ne interes te dyshes se çfar kriminelesh jane ku per pushtet jane ne gjendje ti dhunojne edhe vajzat e tyre (erkoj falje epr kete shprehje por kjo eshte deshmuar nga kjo dyshe).
ky kapter eshte turpi i kombit, kishte te drejte RAMA kur tha qe i doli para avionit te sekretarit amerikan, e pashe videon dhe u ndjeva vertet i turpuruar me veprimin e tij, e la KERRIN gati rreth 10 minuta te shkallet e avionit, turp…, ky do hequr nje ore me pare se s’ben me per ate pune.