Prokuroria nis hetimet për studentët që hodhën vezë kundër Edi Ramës

23 Shkurt 2016, 17:50Kronika TEMA

Nëpërmjet një njoftimi të martën Lëvizja Për Universitetin njoftoi që Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedim penal kundër dy aktivisteve të saj Anita Lushi dhe Bora Mema, të cilat me 2 nëntor hodhën disa vezë në drejtim të kryeministrit në formë proteste për politikat e qeverisë për arsimin e lartë, raporton BIRN.

“Sot Prokuroria e Tiranës, me kërkesë të Policisë së Shtetit, ka nisur veprimet proceduese penale ndaj studenteve dhe aktivisteve të Lëvizjes Për Universitetin Anita Lushi dhe Bora Mema, duke i akuzuar për goditjen me vezë të kryeministrit,” tha Lëvizja për Universitetin nëprmjet një njoftimi në rrejtin social Facebook.

“Në vend që të hetojë kryeministrin dhe ministren e Arsimit për hartimin klientelist të ligjit të arsimit të lartë dhe të ngrejë akuza për badigardët dhe policët që dhunuan studentët në oborrin e fakultetit dhe në mjediset e komisariatit nr. 2, Prokuroria e Tiranës gjen kohën të ndjekë pas interesat e atyre që dhunuan studentët dhe po privatizojnë jetën universitare,” shtoi ajo.

Pas protestës së 2 nëntorit, 8 aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin u shoqëruan në polici dhe u lanë të lirë pas pak orësh.

Ky grupim studentor ka organizuar për një vit e gjysmë protesta kundër Ligjit të Arsimit të Lartë, një ligj polemik që synon të ndajë fondet publike me universitetet private, i kundërshtuar edhe nga disa profesorë dhe specialistë të fushës së arsimit.

Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi që ndaj studentëve është regjistruar një procedim penal, por saktësoi së ato nuk akuzohen për tentativën për të goditur kryeministrin me vezë.

“Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për kundërshtim dhe goditje të forcave të rendit, pas referimit të bërë nga policia e shtetit,” tha për BIRN Albi Serani, zëdhënës i Prokurorisë së Përgjithshme.

Lëvizja për Universitetin e cilësoi hetimin e Prokurorisë si një gjyq politik të frymëzuar nga kryeministri, duke paralajmëruar protesta të reja.

“Në një vend ku pushteti gjyqësor i shërben qeverisë, gjyqi i pritshëm ndaj studenteve do të jetë politik. Akuzuesi dhe gjykatësi i vërtetë është ai që e konsideroi aksionin e aktivistëve kakarisje në demokraci: Edi Rama,” tha Lëvizja për Universitetin.

“Atij që po tenton të na bëjë gjyq politik do t’i bëjmë gjyqin qytetar në sallë, në fakultete dhe sheshe. Ne nuk kemi frikë. Ne do të jemi frika e pushtetarëve të korruptuar deri në palcë. Studentë dhe qytetarë, bashkohuni për universitetin, për shoqërinë,” përfundoi ajo.

6 komente në “Prokuroria nis hetimet për studentët që hodhën vezë kundër Edi Ramës”

  1. Vicidol Doli vici says:

    studentet mendojne se jane me imunitet,mund te bejne gjithecka bhe te mos preken.mos harroni ti benithirrjesazanit apo atij qe gjuan e shkelma.jo ,er gje por kalon ndonj qytetar dhe ju ofendon.

    1. Amar says:

      E mo mir ja bene Rames, Berlusconit i rane me cope alabastri dhe i thyen dhembet dhe su beri asgje.

      Fundja me veze i rane, po ne qe Rama na ka zhytur ne mut, cfare duhet ti bejme???????????????

  2. Binjaku says:

    Sa te kesh babaxhanin Edi…mos caj koke, beni qejf, ci doni mesimet nese keni mesuar mire si gjuhet me veze…Mjafon ! POR kujdes ne kthese , se po doli ne skene xhaxhi Sala ti preu duart nese ja ben pis shamine e xhepit !

  3. Studenti says:

    Çfarë studentesh keta? Protestojne se pse qeveria po punon per rritjen e cilesise ne universitete, qe diplomat te kene vlere e te mos jene nje cope kartoni qe i varet ne qafe çdo lloj gomari! Mjere ne per te ardhmen qe na pret. Nje brez qe e ka mendjen tek kafet, diskot, qefet. E per te studiuar e punuar, as qe behet fjale. Mendojne te merren me politike sapo te marrin copen e kartonit. O studente te ndershem e qe prinderit ju kane sjelle ne shkolle me sakrifica, mos shkoni prapa ketyre dallkaukeve, ketyre qe gjuajne me veze e domate. Keta jane llumi i shqerise qe kerkojne te varrosin te ardhmen e popullit; jane ushtaret e Saliut e Lulit qe shkaterruan gjithçka.

  4. DIA says:

    Dhe pastaj le te hetoje ketu do duket diktatura, nuk besoj se deri me sote ne bote eshte denuar perse hodhi veze tek cdo njeri, vete po te pagezojne vezet per granata, e pastaj thone qe drejtesia nuk funksjonon, plumbat qe u hodhen ne 21 janar nuk i kane bere akoma pershtypje prekurorise te hetoje………….bravo Edvin Hoxha edhe pak dhe Enveri do duket MINIATURE perballe teje.

  5. LORA says:

    Lajm idiot ,qe gjenerohet nga hajvanet studente te sociales se pangos.Meqe skane bythe te ngulen ne studim,u bie me mire llogaria te bejne mercenarin e shqup-it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje