FOTOT/ Aksident spektakolar te mbikalimi i Rinasit

23 Shkurt 2016, 10:56Kronika TEMA
FOTOT/ Aksident spektakolar te mbikalimi i Rinasit

Aksidentet në rrugën Tiranë-Durrës tashmë janë bërë të përditshme.

Paraditen e së martës një automjet është përmbysur duke krijuar kaos në trafik.

Siç shihet edhe nga fotot që kanë ardhur në redaksinë e DITA-s një mjet pas përplasjes është përmbysur.

Në vendngjarje kanë shkuar autoambulancat dhe zjarrfikëset, ndërsa ende nuk bëhet e ditur gjendja e personave që ndodheshin në mjet.

Aksidenti ka ndodhur pranë mbikalimit që të çon në Rinas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje