Arrestohet 48-vjeçari, tentoi të hynte me dhunë në rezidencën qeveritare

23 Shkurt 2016, 09:35Kronika TEMA

Agjentë të policisë në Pogradec kanë arrestuar në orët e fundit një person, i cili ka tentuar të hyjë me forcë në rezidencën qeveritare.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave personi në fjalë është identifikuar si shtetasi Fatos Afezi.

Sipas burimeve, ky person ka kundërshtuar me forcë rojet e rezidencës që janë përpjekur ta largojnë nga godina zyrtare.

Madije, shtojnë burimet, 48-vjeçari ka lënduar lehtë me thikë dy rojet e rezidencës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje