Sërish përplasje Prokurori-Polici, lirohet ndërtuesi

21 Shkurt 2016, 15:38Kronika TEMA

Duke e konsideruar arrestimin e shtetasit Arben Reli si të paligjshëm, Prokuroria e Tiranës urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm, pa mbushur 48 orë nga deklarata zyrtare e uniformave blu, që njoftuan prangosjen e biznesmenit në kushtet e flagrancës.

Në këtë mënyrë, për herë të dytë brenda pak ditësh, organi i akuzës del kundër arrestimeve të Policisë së Tiranës, duke i konsideruar ato joligjore e duke refuzuar t’i dërgojë në gjykatë për masë sigurie.

E ndërsa Policia e prangosi Relin për ndërtim pa leje, Prokuroria konstatoi se, në fakt, administratori i një firme ndërtuese ka qenë duke larguar skelat nga fasada e objektit.

Avokati i Arben Relit, Theodhori Sollaku tha për Top Channel se, këto veprime rrezikojnë të kthehen një precedent kundër biznesit.

“Prokuroria reagoi shumë vonë. Duhet ta kishte liruar më herët. Policia po vepron si bandë gjobvënëse, sepse nuk ekzistonte asnjë rrethanë, që klienti im po ndërtonte”, tha Sollaku.

Një javë më parë, Prokuroria shpalli të paligjshëm edhe arrestimin e një biznesmeneje tjetër, Nadire Qinami. Ndërkohë që ajo u ndalua, sipas Policisë, për ndërtim të paligjshëm, Prokuroria urdhëroi lirimin e menjëhershëm, pasi në referim të dokumentacionit rezuloi se, biznesmenja po kryente instalime në rrjetin elektrik të objektit të administruar prej firmës së saj.

Për këtë rast, precedenti i përplasjes Prokurori-Polici është edhe më shqetësues, pasi jo zyrtarisht mësohet se prokurorja e çështjes, Anila Papa ka vënë në dijeni Prokurorin e Përgjithshëm se është telefonuar nga një oficer policie, i cili i ka kërkuar llogari se, përse e urdhëroi lirimin e 58-vjeçares.

2 komente në “Sërish përplasje Prokurori-Polici, lirohet ndërtuesi”

  1. tekniku says:

    Dihet qe prokuroret nuk jane ndonje mall per tu marre ne mbrojtje, por kero raste jane teresisht pasoje e amatorizmit shteteror – nuk i lihet ne dore nje polici idiot te gjykoje procesin e ndertimit, dhe ky palle kryeminister duhet te heqe dore nga kjo prirje burgosese kaq e madhe, sidomos ne rrethanat ku administrata e vete leshohet si baxhelle per te rrjepur privatin, e nuk jep as minimumin e arsyes per te besuar ne shtet.
    Ore, se harrova, po si mund te ndertohet me leje ne kete vend?! Po ta gjeni, ma thoni, se kam vite qe po kerkoj…

  2. Treviso says:

    Tani per tani me duket nje veprim i gabuar i policise. Pse? Akoma po shijne lome kryekrimineli dhe kriminelat e popullit dhe shkojne ngecin tek njeperson qe ben nje impiant elektrik pa leje. Me duket nje veprim i egzaxhiruar i policise per kohen dhe momentin. Ato qe bejne impjante elektrike pa leje denohen , ndersa ato qe kan vrare njerez i krekosen qeverise. Ky veprim nuk ka vend ku te qendroje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje