Disa të ndaluar në protestën për Parkun e Tiranës

21 Shkurt 2016, 12:04Kronika TEMA

Policia e Tiranës ndaloi disa protestues sot, të cilët u përpoqën të rrëzonin rrethimin e një kantieri punimesh në Parkun e Tiranës, ku Bashkia thotë se po ndërton një park lojërash për fëmijë ndërsa protestuesit e kundërshtojnë duke argumentuar se plani është një përpjekje tjetër për betonizim të një prej të paktave hapësira të gjelbra të mbetura në kryeqytet.

Protesta e sotme, e organizuar nga një grup aktivistësh pa lidhje partiake, u mbajt e paparalajmëruar për publikun e gjerë nga organizatorët, të cilët u përpoqën në këtë mënyrë të mbajnë larg militantët e Partisë Demokratike, të cilët janë përpjekur gjatë kohëve të fundit të rrëmbejnë kauzat e qytetarëve për llogari të interesit të tyre politik.

Burime nga protestuesit thanë se forcat e mëdha policore u përballën me protestuesit dhe ndaluan një numër prej tyre.

Javën e kaluar, protestuesit rrëzuan gardhin rrethues të sheshit të punimeve dhe akuzuan bashkinë se po synonte betonizimin e parkut nën alibinë e ndërtimit të një parku për fëmijë.

Bashkia iu përgjigj duke nxjerrë pamje nga dizenjo e këndit të lojërave duke argumentuar se projekti nuk do ta dëmtojë parkun por do ta bëjë atë më të këndshëm për përdoruesit.

Aktualisht protestuesit po mblidhen para Drejtorisë së Policisë Tiranë./BIRN

8 komente në “Disa të ndaluar në protestën për Parkun e Tiranës”

  1. naku says:

    Ska dyshim se keta protestues jane militante te PD -se. Keta perdore per interesa partiake dhe policia tju tregoje vendin.

  2. naku says:

    Ska dyshim se keta protestues jane militante te PD -se. Keta perdore per interesa partiake dhe policia tju tregoje vendin.

  3. tirana says:

    Tiranen nuk duan ta ndertojne Maloket !
    Shoqeria gjasme civile e perbere nga Shoferi i Kulicit dhe fisi i Bercanit
    jane katrahura e berishistanit.
    Parku i Lojrave per Femijet eshte nje Projekt i miratuar,i garantuar
    dhe me nje Finish te afert.Kjo eshte ne kuadrin e misioneve te Bashkise.
    Ku eshte e keqia ketu.Dhe kush jeni ju qe nuk e lini projektin te zbatohet.
    Tahiri eshte nxituar me vendimin ndaj Punojsit te Policise.
    Ai ishte ne Detyre dhe ne kete Rast kush ve Dore mbi te,Ligji i jep te drejte
    edhe ta qelloje.Keshtu ka ndodhur ne Amerike kur nje Grua i turret Policit qe
    i kishte ndaluar te Shoqin.Ai e largoi por ajo perseri me te sajen.Atehere e qellon dhe e la te vdekur.
    Duam Shtet,keshtu eshte Shteti.Sejcili ta kuptoje sa e ka takatin dhe
    mos te bejne te fortin edhe kur demton interesat e pergjitheshme.
    z.Minister:Polici zbatoi rregulloren dhe mos thuaj se edhe po ta qellojne
    duhet te hesht.Ai nuk ka shkuar atje per tu rrahur,por te siguroje qetesi.dhe kush nuk e do,Ligji
    Grua apo cfardo qofte.Ne shek.e 21 Njesite Guerilje! Per te qeshur dhe per te qare.
    Ne prisnim qe Gjykata ta denonte,por vendimi u zbardh ne favor te Policit.

  4. Moisi Golemi says:

    Cdo 100 vjet ne Shqiperi ndodh nje levizje haxhiqamiliste. Edhe tani jane mbledhur e bere bashke per te njejtin qellim, te gjithe dembelet, parazitet, pseudo-intelektualet, teoricienet, llapaqenet, kondrapedalet, trushpelaret, pseudo-anarshistet, etj. Dhe prandaj, ne kete magme “protestuesish” shohim pjesetare te PD-se, Shoqerise Civile, ish-punetore administrate, Organizates Politike, Rinise Demokratike, etj bjerrakohsa te Atdheut tone punetor.

    1. ,,,,,,,,, says:

      Koment i sakte,, tamam keshtu, parazite qe ushqehen me djersen e by,,,,,hahaha,,, bravo nuk kam tjeter per te shtuar.

  5. kasem gahinja says:

    Si mund ta besoj qe eshte manifestim jashtepartiak kur shoh qe mes tyre jane exponente te PD(nuk po permend emra sepse jane te njejtet)Sa i perket te ndaluarve,ata duhet te hetohen nje nga nje.sipas ligjit,per aktet violente te demostruesve apo manifestuesve, mbajne pergjegjesi organizatoret,vec personave pergjegjes.Aq me teper kur keto evente behen pa leje.Ligji duhet te zbatohet njelloj ,si per manifestuesin e thjeshte qe thyen ligjet,edhe per organizatoret.Ne rast se duam te vendoset rregull dhe shtet duhet te respektojme dhe zbatojme ligjin.Ndryshe perpara ne rrumpallen sazanguriste.

  6. niku says:

    Si perfunddim do kemi ose do kini 2 pallate 17 kate dhe asnje kend lojrash. E dhimbshme!!

  7. loli says:

    bravo cunat dhe gocat e lali erit, paskeni dal ne pune dhe te djelen per komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje