Agjentë të policisë së Tiranës kanë vënë në pranga këtë të premte biznesmenin Arben Rreli, aktiv në fushën e ndërtimeve.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave Rreli akuzohet për ndërtime të paligjshme.
Biznesmeni në fjalë ka ndërtuar një kompleks vilash në zonën e Farkës, në Tiranë.
“Me datë 19.02.2016, u arrestua shtetasi:
– Arben Reli, 51 vjeç, banues në Tiranë
Në zonën e Farkës, tek lagja e Çollakve, shtetasi Arben Reli, administrator i firmës “Hydrosistem”, u konstatua se në kompleksin e vilave të ndërtuar prej tij, po bëheshin punime, ndërkohë që me datë 16.07.2015 nga komuna e Farkës i është pezulluar e drejta për të vazhduar punime në kompleksin e vilave dhe akoma nuk ka marrë një aprovim për rifillim të punimeve.
Ku konkretisht janë konstatuar disa punime në fasadën e një vile, nga shtetasit:
– A. C., 31 vjeç, banues në Tiranë
– P. R., 39 vjeç, banues në Tiranë
– F. Gj., 41 vjeç, banues në Tiranë
– F. P., 26 vjeç, banues në Tiranë
Shtetasit e lartë përmendur ishin punonjës të një firme të nën kontraktuar nga shtetasi Arben Reli, për të vazhduar punimet në kompleksin e vilave, ndonëse nuk i ishte miratuar leja e ndërtimit për të vazhduar punimet.
Shërbimet e Postës së Policisë në Farkë, kanë kryer veprimet proçeduriale ndaj shtetasit Arben Reli, dhe materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Ndërtim pa leje” parashikuar nga Neni 199/a,b i Kodit Penal“, thuhet në një deklaratë të policisë.
Por avokati i biznesmenit Arben Reli, e ka cilësuar të paligjshëm ndalimin e klientit të tij.
Sipas avokatit Theodhori Sollaku, në pranga duhet të shkojnë që urdhëruan arrestimin e Relit.
Sa leke do i merrni more aman?
Ben Rreli nje nga biznesmenet korrekte dhe pa lidhje me politiken. Shpejt do ta merrni vesh se do ti kene kerkuar ndonje pliko me Euro qe ai ska shume qejf te paguaje keta birbot e pushtetit.
Me verte e ke?Shko pyetni Tos Nanon per pune lidhjesh.Ne qofte se ka bisnessmen me injorant,keni Benin.