Androkli Kokthi mohon akuzat për korrupsion

19 Shkurt 2016, 17:04Kronika TEMA

Drejtori rajonal i Tatimeve në kryeqytet Androkli Kokthi nuk pranon akuzën e ”shpërdorim detyrës”, të ngritur nga Prokuroria.

Paraditen e së premtes, në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, drejtori Kokthi është kontaktuar nga oficeri i çështjes, për t’u pyetur për akuzat.

Por edhe pse në prani të avokatit mësohet se Kokthi nuk ka pranuar të japë shpjegime të hollësishme, duke kërkuar të njihet me provat kundër tij.

Duke shprehur se nuk ka shkelur asnjë ligj gjatë ushtrimit të detyrës dhe se të gjitha veprimet e kryera ndaj subjektit në fjalë, drejtori Kokthi ka thënë se janë kryer konform të gjitha procedurave ligjore.

Edhe avokati mbrojtës, i kontaktuar nga ABC News është shprehur se klienti i tij ka respektuar ligjin, duke i kthyer subjektit të fjalë mallin.

Avokati tha se subjekti i është drejtuar titullarit të institucionit në rrugë administrative duke kërkuar lirimin e mallit të konfiskuar dhe në konsultim me bazën ligjore, drejtori Kokthi ka vendosur t’i kthejë subjektit.

Për këtë fakt, avokati tha se do të kërkohet lirimi i menjëhershëm nga burgu i drejtorit Kokthi pasi edhe arresti në flagrancë është i paligjshëm.

Nga ana tjetër, prokuroria pretendon se në muajin mars 2015 inspektorët e Kontrollit Tatimor në Tiranë, në një subjekt priva që tregton pjesë këmbimi të makinave, ka konstatuar një sasi malli pa faturë.

Për këtë mungesë, drejtoria e hetimit tatimor në Drejtorin e Përgjithshme të Tatimeve kanë vendosur konfiskimin e mallit. Disa kohë më pas, thuhet nga prokuroria, drejtori rajonal i Tatimeve Androkli Kokthi ka urdhëruar me shkresë lirimin nga konfiskimi të mallit dhe kthimin e tij subjektit privat.

Ky veprim, sipas akuzës, është në kundërshtim të ligjit, pasi malli i konfiskuar nuk kthehet po vetëm shitet. Si dhe nuk mund të shfuqizohet urdhri i konfiskimit i lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nga një organ më i ulët që është drejtoria rajonale e tatimeve në kryeqytet.

Për këtë fakt, akuza pretendon se Kokthi ka konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” duke i sjellë shtetit një dëm prej 3.9 mln lekë të reja.

2 komente në “Androkli Kokthi mohon akuzat për korrupsion”

  1. njesia says:

    Ky eshte nje sulm i paster nga drejtoresha e paafte e tatime kundrejt drejtorit te tiranes, punes dhe sukseseve te tij. Androkliu ishte i vetmi kandidad potencial i afte per te cuar perpara reformen ne sistemin tatimor. Por intrigat dhe prapaskenat politike te drejtoreshes anonime dhe mbeshtetsve te tij kerkojne te frenojne reformat duke sulmuar cdo potencial aktiv te mundshem. Kto jan turpe

  2. Pompa says:

    Per mua eshte nje show i radhes se prokurorise, me ndihmen e segmenteve te policise. Ai nuk ka sherdorim detyre, pasi edhe gjykata kushtetuese e ka pezulluar kete ligj. Po te me therrisnin si ekspert do ta vertetoj qe nuk ka deme ekonomike ne kete situate. Une jam eskpert i fushes. Pavarsishte se malli ka qene ne sekuestro. sipas ligjit tatimore, Firmes i eshte kthyer malli dhe ai duhet ta beje hyrje. E bejne hyrje ne sasi dhe vlere, dhe prete fature tatimore pa tvsh. kur ta shesi e shte me tvsh. paguan tvsh ne shitje tek tatimet BRUTO, per efekt te tatim fitimin nuk i njihet vlera e fatures qe eshtet bere hyrje pra paguan 15 % tatim mbi fitimin bruto pra nuk ka kosto te malla te shitura. ose e bene hyrje me 1 leke. Ne kete menyre shteti i mere te gjitha detyrimet nga kjo sekuestro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje