Takimi me plakun e verbër 89 vjeçar Herbert T. për shqiptarin 42 vjeçar Enver M. ka qenë si një “e qëlluar e pyetjes milionëshe”.
Kështu e komentojnë mediat gjermane historinë e shqiptarit që mes mashtrimit arriti t’i zhvaste paratë gjermanit, por që në sallën e gjyqit u mbrojt duke thënë se e ka trajtuar mirë, është kujdesur për të, madje i ka çuar edhe 100 prostituta.
Kur u takuan për herë të parë, raporton albinfo.ch, shqiptari u prezantua si “nipi i Günter Jauchut”, moderatorit të famshëm gjerman të kuizit më të madh evropian “Kush do të bëhet milioner”.
Shqiptari e ka takuar plakun e pasur, ish- arkitekt, pas përfundimit të operës, shkruan bild.de.
Duke i ofruar ndihmë, ai e çoi atë deri në shtëpinë e tij në Friedrichdorf dhe u vendos tek ai.
Aq shumë besim fiton te plaku sa që fillon të banojë me të si pjesëtar i shtëpisë, i siguron një pastruese dhe madje edhe prostituta.
Gjithsej është konstatuar se ka përvetësuar 37 mijë e 152 euro e 79 centë.
Vetëm tre muaj më vonë plaku e merr vesh se Tony Jauch nuk është ai që prezantohej.
Menjëherë ka bërë kallëzim penal kundër tij dhe në fund gjykata ka vendosur tre vjet burg për mashtrim për shqiptarin.
Po t’i kete cuar 100 k*rva, vetem te *iret i ka shkuar 40,000 ketij kodoshit plak. Shto edhe pak te bardhe dhe viagra per t’i ngritur bilen e fishkur…
keto gjermanet jane me verte kurrnac te frikshem.plaku do dhe () dhe s’do te harxhoje leke.Pse me leket e tij do i paguante refugjati prostitutat qe do merreshin me nje plak te verver pervers?