Vasil Biba u zhduk më 1 dhjetor 2015, ditë kur fillimisht nëna dhe më pas bashkëshortja njoftuan Policinë e Shtetit për zhdukjen e njeriut të tyre.
ABC News ka mësuar se data 1 dhjetor dyshohet edhe si dita kur Vasil Biba është vrarë dhe groposur në zonën e Priskës, trupi i të cilit u gjet vetëm pak ditë më parë.
Edhe ekspertët e mjeksisë ligjore, nga kryerja e autopsisë thonë se koha e vdekjes është fillim dhjetori, por pa specifikuar datën.
Ekspertet thonë se shkaku i vdekjes së Vasil Bibës, janë dy plumbat, një në kokë dhe një në gjoks.
Ndërkohë, 35 vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim për dy dënime, një për fshehje të ardhurash dhe një për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
Sipas akuzës, ende nuk është arritur të merret zyrarisht dëshmia e bashkëshortes, pasi është në gjendje të rënduar psikologjike dhe nga kontakti me agjentët e policisë, ajo shpesh jep të dhëna kontradiktore.
Nga ana tjetër, pavarësisht informacioneve paraprake, burimet i thanë ABC Neës se në prokurori nuk ka ndonjë kallëzim apo padi që akuzojnë 35 vjecarin Biba për mashtrim apo shitje të pronës.
Nga verifikimi i të dhënave, rezulton se Vasil Biba kishte një brigadë punëtorësh që merreshin me shtrimin e pllakave.
Dhe në shumë raste, ai në vend të parave punonte me klering, duke përfituar apartamente të cilat më pas i shiste.
Sipas prokurorisë, puna e tij dhe marrëdhëniet kontraktore, është një nga pistat kryesore që është ngritur për vrasjen e Bibës.
Hetuesit thonë se po verifikohen të gjitha problemet financiare që kishte, si në vonesat e pagave të punëtorëve, kompanive për mallin e marr apo edhe për shitjen e ndonjë apartamenti, që zyrtarisht nuk ka ndonjë kallëzim penal.
Vasil Biba u gjet pak ditë më parë nga qeni i një bariu në Priskë, i groposour në sipërfaqe të tokës, ku më pas u kosntatua se ai ishte i vrarë.