Vijon të jetë e mbuluar nga misteri grabitja e 70 mijë eurove në rrugën “Ali Baushi” të një personi që sapo kishte dalë nga shtëpia e borxhliut.
Ai ka rrëfyer para hetuesve se 4 autorët ishin të veshur me uniforma policie.
Tv Klan raporton se qytetari i grabitur, me inicialet A.D, rrëfeu në polici momentet e grabitjes nën kërcenimin e armëve.
Ai ka thënë se i kanë marrë 70 mijë euro dhe jo 10 mijë euro, siç u raportua një ditë më parë zyrtarisht nga Policia e Tiranës.
Ai sapo kishte marrë paratë që i kishte dhënë borxh, para disa kohësh një të njohurit të tij, shtetasit me inicialet E. T. Personi i grabitur tha se ndaloi kur pa personat e veshur si policë pasi nuk dyshoi se mund të bëhej fjalë për një grabitje.
“Sapo u afruan më kanë goditur me qytën e pistoletës në afërsi të syrit” – tha A.D.
Hetimet për ngjarjen i kanë kaluar sektorit të vjedhjeve me armë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe i dyshuari kryesor mbetet borxhliu që kishte dijeni për paratë, por nuk përjashtohen dhe pistat e tjera që kanë lidhje me biznesin, që i dëmtuari ka në Rrugën e Dibrës.
Po normal ne mjes 10000€ nga dreka 30000€ masdite 50000€ tashi ne darke u bone 70000€ une te jem si shteti nuk i kerkoj fare leket e ketij legeni. E para se ai qe ja ka mar e ka dit shume mire qe po shko ky me mar leke pra o eshte shoku i keti o i ati qe i ka pas borxh. E dyta per sa kohe qe nuk ka nje transaksion bankar nuk ka si vertetohet qe kane qene aq sa thote ky mund te kene qene edhe vetem 1000€ kshu qe meqe zgjedhin ti mbajne leket leter poshte dyshekut qe te mos taksohen. Te paguajne edhe pasojat.