Armando Prenga rikthehet në Kuvend, Gjykata e Lartë ndryshon masën e sigurisë

19 Shkurt 2016, 13:32Kronika TEMA

Armando Prenga mund të rikthehet në Kuvend pasi Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë për deputetin e Lezhës.

Apeli e kishte lënë në “arrest shtëpie” ndërkohë që Gjykata e Lartë e ka ndryshuar në “detyrim paraqitje”.

Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, Armando Prenga duhet të paraqitet në gjykatë çdo të hënë në orën 10:00. Trupa gjykuese refuzoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar.

Me vendimin detyrim paraqitje, Armando Prenga mund të marrë pjesë në seancat parlamentare dhe të ushtrojë mandatin e tij si deputet i Shqipërisë.

Deputeti akuzohet për plagosje të lehtë me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kanosje.

5 komente në “Armando Prenga rikthehet në Kuvend, Gjykata e Lartë ndryshon masën e sigurisë”

  1. adi says:

    duhen numrat per reformen ne drejtesi!!!!
    dhe ky me voten e tij do percaktoje kush do jene gjyqtaret qe do gjykojne krimenelet!!!!
    ky eshte shtet jo shaka
    le te provoje njeri tash e tutje mos te mari kupon tatimor per 1/2 kg banane, ne burg do kalbeni qelbesira.
    ja pra ky eshte shteti qe duam shteti qe votuam dhe shteti qe meritojme.
    dhe kur policia kap e plas ndonje berber ne burg se e kap pa kupon tatimor gjithe katunaro-refugjateria gezohen se po behet .ku eshte problemi ketu?????

    1. hajdari says:

      Bravo Rilindja! U bene tani dy kaubojse ne ku-fend, nje me gjasme, nje me kobure…

  2. LORA says:

    Lajm qe me gezon;Armando Prenga I duhet SE Majtes ,ne Parlament,,,,qofte edhe per faktin qe e ve ne hudut
    strazo-kacurrelsin.
    Ato ndodhite e Patokut,per mua , jane inskenime te kararit “dosh kodoshi me shoket e tij”,pra inskenime te dirigjuara nga nahija kusaro-bandite shqup-se.

  3. Pd says:

    Kryekriminelin, qe ka vrare e ka prere per 25 vjet me radhe, e ke ne parlament, flet e gerthet çdo te enjte nga frika se do te arrestohet e do ti konfiskojne pasurine qe ia mori popullit fukara; tjetrin qe vrau me 21 janar e ke ne krye te opozites; tjetrin qe vodhi zgjedhjet e bashkise se Tiranes si kryetar i KQZ e ke ne parlament etj. Keta jane te rrezikshem, pasi i kane ikur gjykimit nepermjet pushtetit.

  4. I njoh mire familjet CALI dhe PRENGA,Fatkeqesi per kete shte qe po trashigon politiken dhe ideologjine e ENVERIT.
    Familja PRENGA nji familje kriminele ku vete Prenga ne Itali eshte marre me gjithcka dhe CALAJVE u ka shkua ne shtepi dhe i ka kercenu
    lirohet nga burgu, kurse CALI mbetet ne burg.
    EDHE 100 REFORMA TE BENI KETU DREJTESI NUK MUND TE KETE . KRIMINELI DHE HAJDUTI DO TE FITOJNE. LLOMOTISNI SA TE DONI.
    KRIMINELAT JANE NE PRLAMENT, NE QEVERI DHE NE DREJTESI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje