Adriatik Llalla ka rezerva për ngritjen e Byrosë së Hetimit

19 Shkurt 2016, 10:29Kronika TEMA

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka marr pjesë në analizën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku është shprehur se numri i referimeve penale në njësinë antikorrupsion ka qënë i ulët.

Kreu i organit të akuzës foli dhe për Byronë Kombëtare të Hetimit, për të cilën u shpreh se pavarësisht rezervave të tij, e mbështet draftin e miratuar nga qeveria. “Jemi njohur me draftin e ri që synon Byronë Kombëtare të Hetimit. Prokuroria e përgjithshme e vlerëson, edhe pse kemi rezervat tona. Mbajmë të njëjtin qëndrim si Unioni i Prokurorëve”, është shprehur Llalla.

Kryeprokurori tha më tej se lufta kundër krimit të organizuar është kompetencë e kësaj prokurorie, duke kërkuar angazhim më të madh që me prova të vendoset konfiskimi i pronave të krimit.

2 komente në “Adriatik Llalla ka rezerva për ngritjen e Byrosë së Hetimit”

  1. Labi Vlore says:

    As qe dyshonim se do ishe kunder Byrose se Hetimit.Kete e din i madh dhe i ogel ne Shqiperi dhe jashte saj.

  2. Bayoneta says:

    Zoti Llalla jep doreheqjen dhe shiko te zhdukesh nga shqiperia se je turpi i kombit.
    Shpresoj gjaku dhe vuajtjet e atyre qe u vrane ne Gerdec dhe me 21 Janar te te ndjekin ne gjume deri ne vdekje.
    Jeni nje leve e piste ne hekurishten e korruptuar qe quhet Shqiperi.Jepni doreheqjen Zoteri dhe shikoni te gezoni parate e bere me korrupsion diku ne bote si parardhesit e tu.Je nje hamall turp i gjoja paDREJTESISE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje