Shkeljet e drejtorit të Tatimeve, në 16 raste ktheu mallrat e sekuestruar

19 Shkurt 2016, 19:59Kronika TEMA

Hetimi proaktiv për drejtorin rajonal të Tatimeve të Tiranës ka nisur nga vetë policia. Ai filloi pasi agjentët e antikrimit ekonomiko-financiar në Policinë e Tiranës morën informacione nga vetë inspektorët se, në disa raste drejtori i tyre u kthente mallin e bllokuar bizneseve që ata procedonin për shkak se fshihnin detyrimet tatimore.

Për Kokthin nuk pati denoncues, por dyshimet për veprimet joligjore të tij mbërritën nga informatorët në zyrat e Policisë së Shtetit.

Pas kësaj, policia mori edhe lejen e prokurorisë për të kryer përgjime ndaj tij. Mënyra joligjore e kthimit të mallrave të sekuestruara biznesmenëve është verifikuar në afërsisht 16 raste, raporton Top Channel.

Policia ngre dyshime për të gjitha këto raste, por nuk ka gjetur prova të aferës korruptive, përveç asaj të shpërdorimit të detyrës.

Kreu i Tatimeve e detyronte Drejtorinë e Rezervave të Shtetit, e cila në këtë rast kryen funksionin vetëm të magazinimit të mallit të sekuestruar, t’ia u kthente biznesmenëve.

Këta të fundit në fakt duhet ta riblinin këtë mall, por me anë të shkresave të drejtorit Kokthi rezultonte se ishin kryer procedura jo të ligjshme gjatë bllokimit të këtij malli.

Ajo që u hetua dhe për të cilat është vërtetuar shkelje e rëndë ligjore është ajo e kthimit të pjesëve të këmbimit për automjete, me vlerë 4 milionë lekë të reja.

Drejtori Kokthi u arrestua në zyrën e tij nga tre inspektorë të policisë së Tiranës.

2 komente në “Shkeljet e drejtorit të Tatimeve, në 16 raste ktheu mallrat e sekuestruar”

  1. Pompa says:

    Per mua eshte nje show i radhes se prokurorise, me ndihmen e segmenteve te policise. Ai nuk ka sherdorim detyre, pasi edhe gjykata kushtetuese e ka pezulluar kete ligj. Po te me therrisnin si ekspert do ta vertetoj qe nuk ka deme ekonomike ne kete situate. Une jam eskpert i fushes. Pavarsishte se malli ka qene ne sekuestro. sipas ligjit tatimore, Firmes i eshte kthyer malli dhe ai duhet ta beje hyrje. E bejne hyrje ne sasi dhe vlere, dhe prete fature tatimore pa tvsh. kur ta shesi e shte me tvsh. paguan tvsh ne shitje tek tatimet BRUTO, per efekt te tatim fitimin nuk i njihet vlera e fatures qe eshtet bere hyrje pra paguan 15 % tatim mbi fitimin bruto pra nuk ka kosto te malla te shitura. ose e bene hyrje me 1 leke. Ne kete menyre shteti i mere te gjitha detyrimet nga kjo sekuestro.

  2. luani londer says:

    Se mos hera e pare ne kohen e PD munde ta them me plote gojen hyrja e mallrave behej pa dogane fare dhe se bisnesmenet e djeshem jane POLITIKANET e sotem.Kaloni ne site bisnesmenet e sotem politikane dhe do te shihni pse u duhej dogana gjoja per shtetin por parat shkonin ne duart e ose xhepat e maskarenjeve politikane dhe jane shume ,parate e tyre tani fale Sales e Nanos jane bere te pastra.Shqiperia nuk behet sado qeveria e Rames e ka shternguar ripin ata do gjejne forma te ndryshme per te ruajtur pasurite e tyre ,mos te themi per drogaxhinjte qeveritare.Shqipetaret kane frike te denoncojne.Eshte bere si ka dashur Sala,,,,,pa u pasuruar indiviti nuk ka kapitalizem ,,pra ne cdo menyre vetem te pasurohet.Te pasur ne ekstrem e te varfer si skllav.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje