Vlorë, djali qëllon disa herë me thikë babain e tij

21 Shkurt 2016, 18:16Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së dielës në qytetin e Vlorës, ku djali ka qëlluar disa herë me thikë babain e tij.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se rreth orës 13:30, shtetasi Ervin Ismaili, 33 vjeç, është konfliktuar fizikisht me babain e tij, shtetasin Sh.I. 71 vjeç, duke e goditur në trup disa herë me një mjet mprehës “thikë”.

Mësohet se autori është i sëmurë mendor dhe  konflikti ka ndodhur për motive të dobëta në banesën e tyre, në katin e 4-ët, të një pallati në lagjen “24 Maji” ose ndryshe e quajtur lagja “Çole”.

Policia shoqëroi në ambientet e policisë autorin e ngjarjes dhe ka bërë arrestimin e tij në flagrancë për veprën penale “Plagosje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”.

Ndërkohë, 71-vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe ndodhet në reanimacion.

2 komente në “Vlorë, djali qëllon disa herë me thikë babain e tij”

  1. Zelam Muzai says:

    gjelle qenesh

  2. Specialisti says:

    Fatekeqesi per ate familje. Me vjen shume keq per te dy, edhe per djalin e semure, edhe per te jatin qe me siguri vuan semundjen e djalit dhe dhunimin fizike nga ana e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje