Një 36-vjeçar është qëlluar me thikë në Vreshtas të Korçës.
I plagosuri është 36-vjeçari me inicialet D.T.
Ai ka qenë në lokalin e fshatit duke pirë raki dhe duke luajtur domino me disa persona të tjerë.
Por, në një moment ka bërë fjalë me 25-vjeçarin Ylli Spaho, me sa duket për lojën.
Për këtë arsye, ky i fundit është larguar dhe ka shkuar në shtëpi të marrë një thikë.
Pas është kthyer në lokal, ai e ka gjuajtur disa herë 36-vjeçarin.
Për fat, ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.