Ëndërronte të bënte 20 vjet në krye të Bolivisë, por Evo Morales ka rënë nga froni për shkak të një skandali seksual..
Presidenti bolivian është përfshirë në një skandal që i ka rrënjët shumë vite më parë.
Morals ëndërronte të zgjaste mandatin e tij duke thirrur një referendum në 3 shkurt për të ndryshuar kushtetutën dhe të kandidonte për herë të katërt si president duke ndenjur në pushtet deri në 2026.
Por ajo që ia ka prishur planet ka qenë afera e tij me një femër vite më parë.
Artikulli i publikuar nga gazetari Carlos Valverde ka nxjerrë zbuluar presidentin bolivian.
Vite më parë ai pati një fëmijë me dashnoren Gabriela Zapata Montano.
Sot ish-dashnorja e tij është drejtuese e një kompanie të fuqishme kineze që ka marrë shumë konçensione milionere nga shteti i Bolivisë.
Ajo ka faturuar madje 4 herë GDP-në e Bolivisë!
Kur u pyet në lidhje me këtë, Morales tha se ka mbi 9 vjet që nuk shihet me të.
Por një foto e shkrepur në karnavalet e 2015 ku çifti shihet bashkë ka nxjerrë bllof presidentin.
Morales akuzon si zakonisht se fajin e ka “komploti amerikan”, por bolivianët nuk i besuan duke i dhënë një “Jo” të fortë.
“presidentin e kokainës”?????
nuk kam dëgjiar ta ketë quajtur kështu dikush moralesin!!
Zagaret e UncleSamit cfare nuk po bejne ta rrezojne nga pushteti. Vetem ky ndaloi korporatat qe kane masakruar token e Bolivise.
Ah, qenka ky gomari qe i dhuroi Papes ne viziten e tij ne Bolivi kryqin komunist me Krishtin mbi nje draper e cekan.
Morales e humbi referendumin jo per droge, as per dashnoren qe mund te kete pasur, por sepse populli nuk do me mbreter ne kohen e sotme.