Nishani sërish në Kushtetuese kundër mazhorancës

23 Shkurt 2016, 11:17Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, për shfuqizimin e ligjit të pronave.

Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të Presidencës, ku sqarohet se kreu i shtetit e konsideron ligjin në fjalë si të papajtueshëm me Kushtetutën.

“Presidenti Nishani ka kërkuar pezullimin e zbatimit të ligjit “për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, thuhet në njoftimin e publikuar online.

Më herët, Nishani ia ktheu ligjin në fjalë për rishqyrtim Kuvendit të Shqipërisë, me të njëjtat argumente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje