Ndryshimet në qeveri/ Vasili: Të mos deformohet metafora për “impulse të reja”

23 Shkurt 2016, 10:02Politika TEMA

Petrit Vasili deklaroi në studion e lajmeve të Ora News se nisma ligjore e LSI për konçesionet vjen në kohën e duhur për Shqipërinë, pasi proçedurat nuk kanë arritur ti japin zgjidhjen shteruese debatit politik e mosbesimit qytetar.

Nënkryetari i LSI, tha se përfshirja e Ministrisë së Financave, Avokaturës se Shtetit dhe vetë Kuvendit në këtë proçes është garanci që eviton pasojat.

Vasili: Dyshimet për korrupsion i mund, i shëron vetëm transparenca. Një gjë që është në sytë tuaj,  në sytë e publikut, në sytë e qytetarëve të gjithë do të jemi më të qetë sepse e dimë pse u bë dhe çtë mirë do të na sjellë.

Transparenca për Vasilin është fjala kyç edhe për konçesionin për TVSH-në, për të cilin veç debatit ende nuk ka asnjë nismë zyrtare.

Vasili: Kam dëgjuar debate në distancë, hamendje, dikush do të donte të thoshte kështu por ka një shkresë e cila është këtu. Edhe në këtë rast nëse do të kishte një nisëm të tillë përsëri transparenca do të na bënte më të qetë. Edhe mua si politikan edhe ju si qytetarë.

Duke komentuar ndryshimet në kabinetin e Edi Ramës, Vasili kërkoi që të mos deformohet “metafora politike e Ilir Metës për impulset e reja”

Vasili: Kryetari i LSI, Ilir Meta ka qenë shumë i qartë, kur ka përdorur metaforën e impulseve, në fund të fundit është një metaforë politike. Kur duhen ndryshuar njerëzit, ndryshohen njerëzit, kur duhen ndryshuar planet e përcaktuara, ligjet përkatëse duhen ndryshuar, apo reforma të tjera duhen ndërmarrë. Këto janë impulse. Për mua problemi i njerëzve është problem periferik, problemi themelor është qasja sesi përballemi me problemet.

Si një prej zërave kundër miratimit të ligjit për profesionet e lira, Vasili thotë se do jenë rezultatet ato që do tregojnë kush kishte të drejtë.

Vasili: Ne kemi bërë kritika dhe sugjerimet tona në momentin e duhur, sigurisht duke thënë në mënyrë konstruktive. Përfaqësuesit e qeverisë kanë besuar se kjo është zgjidhja më e mirë. Praktika është atje dhe do të na tregojë kush pati të drejtë.

1 komente në “Ndryshimet në qeveri/ Vasili: Të mos deformohet metafora për “impulse të reja””

  1. !! says:

    Mos u largoni pa lexuar ERUDITIN e LSI-se!
    Do te mbeteni te kenaqur dhe te ngopur!
    Per neser…….ai do tju tregoje per menyren e hapjes se vrimave ne galerite e kromit ……
    hahahahahahahahahahah
    Qeshuni e zgerdhihuni……
    Ne dore te kujt kemi mbetur……”te eruditeve”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje