Spartak Ngjela: Nishani u përpoq të hakmerrej ndaj Ramës pse e përbuzi që doli tek shkallët e avionit

23 Shkurt 2016, 00:14Politika TEMA

Spartak Ngjela e cilësoi vendimin e Bujar Nishanit për zvarritjen e dekretimit të ministrave, si një hakmarrje për ato që i quajti përbuzje që i bëri Kryeministri për pritjen e John Kerry.

Presidenti gjeti një pikë delikate ta shfrytëzonte sepse kryeministri e përbuzi për daljen tek shkallët e avionit.

Ai fyu shtetin atje kur doli tek shkallët e avionit dhe ishte një hakmarrje proceduriale.

Ka disa anomali të inertësisë së totalitarizmit, të mbetura që nga Presidiumit i Kuvendit Popullor dhe këta kështu e kanë vazhduar.

Diskutuam kur u hartua Kushtetuta që këto janë kompetenca formale, nuk janë thelbësore. Kompetencë thelbësore e Presidentit është atëherë kur ai shpreh vullnetin e tij.

Filtrat që thotë Sali Berisha nuk vlejnë sepse nuk mund të rrëzojë presidenti kryeministrin”, tha Ngjela në Top Story.

Për Spartak Ngjelën, vonesa nga ana e presidentit për të nxjerrë dekretet dhe adresimi në Kushtetuese për interpetim janë krejtësisht vendime politike.

“Presidenti nuk është i pavarur, nuk është profesionist dhe është i emëruar dhe ai që e emëron njëherë e nxjerr tek shkallët e avionit dhe pastaj bën këtë”, deklaroi avokati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje