Manjani: Reformes ne drejtesi duhet t'i veme "motor gjerman"

22 Shkurt 2016, 20:01Politika TEMA
Manjani: Reformes ne drejtesi duhet t'i veme "motor gjerman"

Heiko Maas: Reforma në drejtësi e domosdoshme për anëtarësimin në BE. Konsensusi në arritjen e reformës i domosdoshëm për jetëgjatësinë e saj

Shqipëria është e vendosur në realizimin e reforma në drejtësi dhe se në këtë drejtim dialogu dhe konsensusi mes partive politike është shumë i rëndësishëm.

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, tha se Shqipëria ka nevojë për mbështetjen e mendësinë gjermane, duke iu referuar faktit se shqiptarët besojnë në makinat dhe produktet gjermane.

“Prandaj duam që reformës në drejtësi t’i vendosim një motor gjerman që të fitohet besimi tek drejtësia”- tha gjatë takimit me homologun gjerman, z. Maas dhe Sekretarin Parlamentar për Drejtësinë, z. Christian Lange, teksa i shprehu mirënjohjen Gjermanisë për kapacitetet e Misionit EURALIUS.

Gjithashtu, z. Manjani theksoi se ligjet procedurale do të hartohet sipas modelit gjerman dhe se shprehu bindjen se kultura gjermane në zbatimin e ligjit është ajo që i duhet Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Ministri Gjerman i Drejtësisë, z. Heiko Maas siguroi homologun z. Manjani se reforma në drejtësi është e domosdoshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe e vuri theksin te konsensusi mes palëve.
“Reforma në drejtësi e domosdoshme për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Konsensusi në arritjen e reformës është i domosdoshëm për jetëgjatësinë e saj. Gjermania e gatshme të mbështesë Shqipërinë. Së shpejti do të vizitojmë Shqipërinë për të mbështetur reformën. Partitë politike të çelin dialogun politik”, – tha gjatë bashkëbisedimit Ministri Gjerman i Drejtësisë, z. Heiko Maas.

Sekretari Parlamentar për Drejtësinë, z. Christian Lange tha se në qendër të bisedimeve me z. Manjani ishte implementimi i reformës në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese në Shqipëri.

“Ne kishim biseda intensive dhe besimplota me z. Ministër. Në qendër të bisedës ishte tema e implementimit të reformës në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese në Shqipëri. Unë e kam theksuar shumë në veçanti, që kjo duhet të përkrahet me konsensusin politik të të gjitha partive.

Eksperienca tregon, që secili mund të shkojë një herë në opozitë dhe secili mund të shkojë një herë në qeveri, prandaj është konsensusi shumë i rëndësishëm dhe jo raportet aktuale të shumicës. Së dyti, kemi theksuar në veçanti edhe një herë luftën e korrupsionit, e cila duhet çuar në rrugën e duhur, jo vetëm në faqen e ligjit, por edhe në luftën konkrete në praktike. Këto ishin dy temat kryesore, të cilat janë dhe kusht për hapjen e bisedimeve për pranimin e Shqipërisë në BE. Bisedat u karakterizuan nga besimi dhe pritshmëria e kjo na gëzoi shumë”, – deklaroi ndër të tjera Sekretari Parlamentar për Drejtësinë, z. Christian Lange.

Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani, ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani, che është pritur në takim nga Ministrin i Drejtësisë së Gjermanisë, z. Heiko Maas dhe Sekretari Parlamentar për Drejtësinë, z. Christian Lange.

1 komente në “Manjani: Reformes ne drejtesi duhet t’i veme “motor gjerman””

  1. luani says:

    Po ta marrin vesh gjermanet se cfare mbrockullash thote ky trapi sa here leviz bythen,do te ikin te lemeritur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje