ZULULAND/ Nazarko: Me ngerçin e krijuar, Nishani do të testonte Parlamentin

22 Shkurt 2016, 20:11Politika TEMA
ZULULAND/ Nazarko: Me ngerçin e krijuar, Nishani do të testonte

Ish- këshilltari i një kryetari shteti, opinionisti dhe njohësi i të drejtës kushtetuese, Mentor Nazarko ka një qasje ndryshe nga ato që janë thënë deri tani mbi përplasjen President – Qeveri.

Mentor Nazarko, i cili ka qenë këshilltar i Presidentit, Rexhep Meidani, deklaroi në programin Zululand të Mustafa Nanos, se Presidenti ndryshoi zakonin kushtetues, madje të respektuar dhe nga ai vetë, për t’i dërguar Parlamentit njëherësh emrat e ministrave që do largoheshin së bashku me ata që do emëroheshin. Nazarko mendon se e gjitha kjo  mbeti “stuhi në gotë”, sa kohë që ai i miratoi dekretet brenda afateve kushtetues. Ai mendon se ky ndryshim zakoni, ka ardhur dhe si reagim ndaj kritikave të mazhorancës për rolin e tij në vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry.

Presidenti e priti numrin dy të shtetit më të fuqishëm në botë në aeroport, me kërkesën e palës amerikane, theksoi Nazarko, duke nënvizuar përmasat dhe rëndësinë e dy vendeve, ndaj sulmi i Ramës për këtë temë e ka lënduar kreun e shtetit. Sipas Nanos, Nishani duhet të qëndronte me Sekretarin e Shtetit në një ambient më “institucional”, ndërsa qëndroi pesë minuta më këmbë te shkallët e avionit. Por Nano dhe Nazarko ndanë mendimin se gjuha e përdorur prej Ramës ndaj kryetarit të shtetit ka ndryshuar për mirë, por se kjo duhet bërë dhe nga anëtarë të tjerë të mazhorancës.

Duke u rikthyer tek tema e dekreteve presidenciale,  sipas Nazarkos, shtyrja në limitet  e fundit kushtetuese të firmosjes së tyre ngjante si një provokim nga Presidenti për të testuar mazhorancën parlamentare dhe marrëdhënien e Ramës me Metën. Nazarko tha se vendimi 6 i janarit 2002 i Gjykatës Kushtetuese, një vendim absurd nuk e quan ndonjë shkelje kapërcimin e afateve nga Parlamenti dhe presidenti në shqyrtimin e dekreteve ministrore. Nazarko e quajti absurd atë vendim, i cili sipas tij e rrit paqeverisshmërinë, duke shtuar pasigurinë në funksionimin normal të ministrive, duke cënuar të drejtën e Kryeministrit në shkarkimin e ministrave.

Duke iu referuar modelit kushtetues italian, Nazarko tha se ka patur presidentë si Kosiga të cilët kanë refuzuar ministra dhe madje kanë hyrë në polemika publike me qeverinë.  Kushtetuta e Kosovës ndërkohë nuk i njeh rol Presidentit në emërimin e ministrave. Rritja e presionit të mazhorancës ndaj presidentit ka nxitur atë që t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese, nënvizoi ai.

1 komente në “ZULULAND/ Nazarko: Me ngerçin e krijuar, Nishani do të testonte Parlamentin”

  1. - says:

    nisjani do testonte parlamentin !!!!!!!!!!!!!!!!
    AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAHAHAHAHAHAHAHAHAHHAAHHAAHHAAHAHHAAHHAHAHAHAHH
    ja kta sharlatan analist e cuan ate shoqeri atje ku i do Politika e kurvave
    kta pren ne beseshqiptaret ,kta plehra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje