Berisha kërkon që PD të bojkotojë Kuvendin

23 Shkurt 2016, 09:11Politika TEMA

Partia Demokratike mund të bojkotojë sërish Kuvendin.

Kërkesa është bërë nga Sali Berisha gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar të PD-së.

Shkak për këtë kërkesë të tij, është bërë lirimi i Armando Prengës dhe rikthimi i tij në jetën parlamentare.

Në mbledhjen e djeshme janë diskutuar disa opsione për reagimin e PD-së.

Berisha ka qenë më radikali, duke kërkuar bojkotin.

Ndërsa deputetë të tjerë kanë thënë se PD mund të bllokojë foltoren e Kuvendit, ose deputetin Prenga që të mos hyjë në Kuvend.

3 komente në “Berisha kërkon që PD të bojkotojë Kuvendin”

  1. E verteta says:

    Eshte shume e qarte, qe berisha kerkon bojkot, jo pse deputeti u kthye ne kuvend, gje qe u be me vendim te gjykates, porse po afrohet vendimi per reformen ne drejtesi dhe berisha e di mire se kjo reforme kerkon koken e tij. Por kot e ka, reforma do behet , do apo sdo ai.

  2. zjarri says:

    ne te semes le te shkoje

  3. Urimi says:

    Me ne fund per disa dite nuk do te njolloset foltorja e kuvendit dhe poashtu shqiptaret nuk do ta shofin sali berishen duke share e kercenuar te tjeret,do te ishte edhe me mire sikur si grup te vendosin dhe te shkojne vullnetarisht ne ndonje kopsht te shkrete dhe te behen si banoret epare te ati kopshti zoologjik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje