Skandali me BB-në: Si i raportonte Ambasada amerikane marifetet e Jamarbërit në Jalë

23 Shkurt 2016, 00:17Politika TEMA

Përpara agimit një mëngjes prilli në 2007 dhjetëra policë vërshuan brenda shtëpive të një dyzine familjesh që jetonin në Jalë në bregdetin e Jonit.

Policia i ngriti banorët nga gjumi dhe i nxori nga shtëpitë. Skuadrat e shembjes rrafshuan shtëpi të tëra dhe shkatërruan të tjera që qeveria tha se ishin ndërtuar pa leje.

Por shumë prej familjeve që u dëbuan nga toka dhe shtëpitë jetonin aty prej 50 vjetësh.

Prishja u urdhërua nga një njësi e “kordinimit të projektit të Bankës Botërore në Shqipëri” drejtor i së cilës ishte Jamarbër Malltezi, dhëndri i kryeministrit të kohës, Sali Berisha.

Ai njihet si projekti i Bankës Botërore për menaxhimin e bregdetit jugor të Shqipërisë.

Malltezi përdori emrin e Bankës Botërore për të justifikuar prishjet – raporton DITA.

Madje ai ka firmosur një letër drejtuar policisë ndërtimore, e cila nga ana e vet njoftoi banorët që kishin 5 ditë kohë për t’u ankuar në gjykatë. Përpara se Gjykata të hapte fletën e parë, buldozerët mbërritën dhe shembën gjithçka.

Objektet që duheshin prishur ishin dërguar nga vetë Malltezi me foto të bëra gjatë inspektimeve ajrore. Ironike ishte që inspektimet ishin paguar nga Banka Botërore.

Në fakt, projekti i BB-së u përdor për interesa të ngushta siç doli pas publikimit të një raporti investigimi të autorizuar nga vetë Banka Botërore posaçërisht për këtë çështje.

Raporti i BB-së për këtë rast thoshte për Malltezin dhe ata që fshiheshin pas veprimeve të tij:

“Gjatë intervistave të bëra, Paneli ka ndeshur në lidhje korruptive. Ata po e përdorin projektin dhe burimet e tij për të pastruar zonen perreth Jales për një resort turistik. Natyra selektive e përdorur për të prishur ndertimet nga policia e ndertimit duket se mbështet idenë per te pastruar nje zone te caktuar”.

Edhe një kabllogram i Ambasadës Amerikane, zbuluar nga Wikileaks, botuar nga DITA e analizon skandalin.

Më poshtë pjesë prej tij:

Titulli: Familja Berisha e lidhur me ndërtimet e Bankës Botërore

Dërguar nga Ambasada e Tiranës më 10.02.2009

Merr Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadori

“Vetëm pesë muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme, një tjetër skandal korrupsioni (përveç atij të Gërdecit, rrugës Durrës-Kukës dhe marrëveshjeve me biznesmenin hije nga Bosnja, Damir Fazlliç), dobëson edhe më shumë imazhin e Berishës si njeri kundër korrupsionit dhe shton perceptimin publik se kryeministri, familja e tij dhe rrethi i ngushtë po përdorin pushtetin për tu pasuruar.

Në fund të janarit 2009 parlamenti shqiptar dhe shtypi nisën të akuzonin qeverinë shqiptare dhe veçanërisht dhëndrin e kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, për keqpërdorimin e fondeve të projektit të Bankës Botërore për qëllime personale.

BB ndaloi projektin dhe hetoi skandalin në qendër të të cilit ndodhet prishja me dhunë e disa ndërtesave në Jalë në vitin 2007 në kundërshtim me politikat e Bankës Botërore.

Paneli i Inspektimit i Bankës Botërore e konsideron çështjen si “një nga hetimet më të vështira që është ndërmarrë këto 14 vitet e fundit”.

Skandali është rreth projektit të BB-së “Për menaxhimin e strukturuar të bregdetit të jugut”, i drejtuar nga dhëndrri i Berishës, Malltezi…

Banka Botërore pranoi të financonte projektin pasi mori garanci nga qeveria Berisha se asnjë ndërtesë nuk do të prishej. Por në 26 mars 2007, Malltezi dërgoi një letër tek autoritetet lokale, përfshirë edhe kreun e Policisë Ndërtimore, për tu ankuar mbi “ndërtimet pa leje në bregdetin e jugut”, veçanërisht në Jalë.

Maltezi kërkoi që të merreshin masa sa më shpejt. Më pak se një javë më pas, më 3 prill, policia njoftoi banorët që shtëpitë e tyre do të prisheshin. Atyre iu dha pesë ditë afat për të apeluar vendimin në gjykatat lokale, gjë të cilën ata e bënë, Por përpara se gjykatat të shqyrtonin apelin, buldozerët nisën shkatërrimin e shtëpive, proces i cili përfundoi më 17 prill.

Shpejtësia e implementimit të vendimit për prishjen ishte e paprecedent. Nga ana e tij, Berisha ka akuzuar panelin e hetuesve të BB-së se po hedh baltë dhe po shpif kundër qeverisë shqiptare…

Ne do të vëzhgojmë se sa do të kërkojë të fitojë politikisht opozita nga ky skandal. Zyrtarët e korruptuar dhe shpërdorimi i detyrës janë një çështje e nxehtë për votuesit, por nga ana tjetër është një thikë me dy presa për opozitën për shkak të së kaluarës dhe të tashmes së tyre me marrëveshje të tilla…”  

Dita  

7 komente në “Skandali me BB-në: Si i raportonte Ambasada amerikane marifetet e Jamarbërit në Jalë”

  1. Urimi says:

    Vertet eshte shume e quditshme se si shqiptaret e toleruan tash e 25 vjet kete njeri (sali berishen) qe te sillet me te sikur te ishte i derguar nga millosheviqi qe ta sundoje shqiperine dhe si mision ta kishte qe mbrenda afatit te sundimit nga ai shqiptaret te poshterohen dhe ne fund edhe te asimilohen tersisht keshtu qe familja e tij te behet nje familje sundimtare e tipit kralevina,fazlliqin e beri keshilltar personal te sigurise se larte kombetare dhe pronare te bregdetit vetem per nje euro,dhendrrin e vet pronar e zot te asaj qe ai kerkonte dhe te gjitha keto i quante te ligjshme,nderkohe qe prenga qe ka pasur nje konflikt me familjen cali qenka nje vrases dhe keshtu ai sduhet te jete ne kuvend kurse vete sali berisha edhe pse beri kater varre ne 2011 merr pjese ne mbledjjet e sigurise se larte por kesaj here pa fazlliqin,pra nje serb kriminellufte mund te jete kudo ne shtet por jo nje shqiptar,si mund te kuptohet kjo ndryshe pos si ne kohen e ahmet zogut kur u be mbret me ndihmen e xhandarmeise serbe dhe kjo eshte vlere kombetare per sali berishen!

    1. Ilirjani says:

      Pash nderin , mjaft e permendet ate mongolit serv millon, se ka qene asgje, thjesht ne si te papafte dhe me komplekse e kemi ngritur me shume sec duhet

      sali berisha eshte nje qelbesire e derguar nga cifutet per ta rrenuar dhe vazhduar rrenimin e Shqiperise

  2. Q.S says:

    Po pse ja servirin popullit keto informacione dhe nuk behet asnje veprim. Merreni dhe futeni ne burg, me pas shpjegimet ne popull

  3. emigranti says:

    Tani eshte ky tjetri qe po i perdot fondet per interesat e tij te ngushta. Iken nje klan hajdutesh e vjen nje tjeter. Do ishte mire qe krahas publikimeve te korrupsjonit te se shkuares, te publikoheshin fakte mbi korrupsjonin e sotem, sepse ne fund te fundit per ate qe ndodhi dje, populli e dha mendimin e tij me voten e tij, por çfare po ndodh sot?? Nuk mund ti meshohet te djeshmes per ti terhequr vemendjen njerzve nga hallet e te sotmes sepse kjo eshte poshtersi. Sot korrupsjoni e ka kapur popullin per veshesh njelloj si dje, pra asgje nuk ka ndryshuar, vetem se kan ndryshuar bandat ne pushtet. Atehere çfare duhet te bejne njerzit???

  4. tomsojeri says:

    Nuk ka dit ,Jav apo Muaj te mos nxjerr kok katastrofa e ksaj familje me ne krye kryekriminelin dhe tradhtarin me te madh te historis shqiptare ! Nuk ka moment qe ne “germimet” qe nxjerr koh te mos nxjerr helmin qe ka mbjell ky perbindesh ne kte vend qe quhet Shqiperi ! Nuk ka turp me te madh , nuk ka cnderim me te madh , ne kuriz te ktij populli te tradhtuar,te dhunuar ,te mashtruar e te shtypur nga vet shqiptaret ! Cfar do marim vesh akoma , cfar doni or pusht-tetar akoma te zbuloni per kte fole perbindeshish ! Ne fund te fundit ,cfar populli paskemi qen e jemi !!!!!!!!! A ka turp me te madh per nje komb kur ushqen me gjakun e tij “alienin” qe mbahet e ron vetem me gjakun dhe sarken e popullit ku jeton ! A mundet te kesh forcen te durosh i heshtur te hecesh mbi germadhat e gjakosura te ksaj kafshe me ftyr njeriu ! A ka turp me te madh per cdo baba e gjysh te shohi ne sy femijen e tij drejt ne sy per cnderimin e poshterimin qe ju behet nga gjaksori brenda ne shpi te tyre !!!!!! A ka turp me te madh kur kjo band hesht e pafuqishme ,indiferente e kompromentuar deri ne palc dhe cirret ne foltoren e madhe te viktimes duke luajtur teatrin e kohes qe ju duhet te vazhdojn dhunimin dhe tradhtin ! Mjer o shqiptar ,mjer o Shqiperi,mjer o Atdhe apo Memedhe qe je me “KRYET NE HI”…………..

  5. spartaku says:

    Jamaber Mutmalltezi meriton nje plumb ballit ose varje ne litare bashk me vjerrin e tij ne mes te Tiranes.Ata kane marre me qafe shume familje ne Jale.Nuk e kuptoi,se si e pranojne dhe heshtin keto familje ne Jale qe nuk e denoncojne.

  6. edi says:

    KARAGJOZE TE PESHTIRE
    MUZLLUMUTA TINZARE
    QE KUJTONI SE ME POZAT QE BENI PO MASHTRONI OPINIONIN
    QE DI MIRE SE CFAR NDYRESIRASH E KRIMINELASH JENI PER KTE SHOQERI
    E ATE VEND – KU SLATE GJE PA SHKATERRUAR VJEDHUR PERVETESUAR

    BANDA E KRYKRIMINELIT HIENES SE VICIDOLIT SALI MUT BERISHA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje