Arrestohen dy shqiptarë në Itali, akuzohet se shitën prostitutën rumune për 30 mijë euro

24 Shkurt 2016, 10:21Kronika TEMA

Policia italiane e qytetit të Bolonjës ka arrestuar ma akuzën e favorizmit e shfrytëzimit të prositucionit me anë të dhunës e kërcënimit dy shtetasit shqiptar të identifikuar me inicialet A.D 45 vjeç e U.U 35 vjeç.

Hetimet për identifikimin e arrestimin e tyre kanë nisur më tetor të 2015 pas ndihmës që një patrullë policie i ka dhënë një prostitute rumune 20 vjeçare me shenja të dukshme dhune në trup.

Pasi denoncimit të saj policia italiane mundi të identifikoj shfrytëzuesit e saj ; shtetasin shqiptar A.D i dënuar me arrest shtëpie për krime të mëparshme të ngjashme, i cili vazhdonte ta kryente e të kontrollonte aktivitetin e tij kriminal me anë të ortakut të tij shqiptar të identifikuar me inicialet U.U 35 vjeç.

Procesi hetimor ka zbardhur gjithashtu se dy shtetasit shqiptarë ia kanë shitur 20 vjecaren rumune një shtetasi të moshuar austriak me shumën e 30 mijë euro, me qëllim shfrytëzimin e saj si prostitutë në Austri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje