Policia zbardh atentatin në Lezhë, biznesmeni u qëllua me dy plumba

24 Shkurt 2016, 16:19Kronika TEMA

Policia zbardh atentatin në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, sot rreth orës 10:35, tek mbikalimi i Ishull Lezhë, është gjetur një mjet BMW me targë AA 383 EH, “ku drejtuesi i mjetit është gjetur i gjakosur.

Nga shërbimet e policië është konstatuar se i plagosur është Landi Gjet Noka, 45 vjec, banues në Sheshaj të Mirditës, pronar i një biznesi me lëndë drusore dhe qymyri.

Janë marrë masa të menjëhershme duke e dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur 2 gëshoja arme të tipit pistoletë TT.

Po punohet për zbardhjen e detajeve të mëtejshme dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje