Letër e hapur drejtuar z. Sali Berisha nga “Qytetari Dixhital”

25 Shkurt 2016, 14:24Politika TEMA

“Qytetari Dixhital”

Sali, sot të pamë të gjithë Sali të dilje të merrje nëpër gojë vëllezër e motra politikanësh që janë në pushtet, ku nuk kurseve dot as atë që ti ndoshta e ke nënvlerësuar, por që të ka mundur në mënyrën më të pamëshirshmë të mundshme, Edi Ramën. Ç’nuk the për të vëllain, por siç vetëm ti di ta bësh, nuk pate asnjë fakt për ato që the. Nuk dua as nuk i nevojitet vëllait të kryeministrit avokatia ime, por fenomeni Sali, fenomeni. Gjithmonë godet kundërshtarët te familja, sepse ti e di mirë se sa të dhemb. Unë s’kam fakte të të sjell për këtë Sali, siç s’ke as ti.

Mirëpo ka një ndryshim thelbësor që të diferencon ty nga të gjithë politikanët të majtë e të djathtë. Ty të diferencojnë faktet që të kanë kalëruar kundër e s’po të lënë të marrësh frymë. Ndërkohë që t’i flisje sot duke hedhë në opinion publik lloj e soj fekalesh, mu kujtua një intervistë e biznesmenit me origjinë pakistaneze Zafar Ansar I cili jeton në Suedi.

Unë jam sot për të të çliruar, jam për të bërë qytetarin tënd dixhital Sali.

Po të vë linkun e intervistës së plotë ta lexosh Sali. (http://www.gazetadita.al/biznesmeni-pakistanez-ansar-qe-akuzoi-argita-berishen-per-korrupsioni-rikthehet-ne-tirane/) Kjo është diferenca midis fakteve dhe shpifjeve Sali. “Argita më ofroi shërbimet e saja dhe unë rashë dakord të bashkëpunoja me të. Ajo më dërgoi marrëveshjen për të siguruar pagesat e saja për shërbimet ligjore, përveç të cilave kërkonte edhe 3% si tarifë suksesi. Unë nuk e nënshkrova këtë marrëveshje, pasi e konsiderova si ryshfet”. Ky ishte deklarimi tronditës me zë dhe figure, i biznesmenit me origjinë pakistaneze Zafar Ansar.

Sali, dije që nuk merret askush me familjen tënde, e paç me jetë, por aty ku është cënuar pasuria e popullit, kushdo qoftë ai/ajo duhet të mbajë përgjegjësi.

Siç duhet të mbajë edhe vëllai i kryeministrit nesë ti vërteton se gjithçka thua është e vërtetë dhe shkel ligjet e vendit. Kemi familjet tona dhe plot gjëra të bukura për të bërë para se të merremi me familjen tënde, por ajo që është publike dhe ka fakte që yt bir e jot bijë akuzohen se i kanë cënuar, ajo na intereson.

Pas akuzave me zë dhe me figurë nga biznesmeni i mësipërm që ti natyrosht do thuash e ka paguar Rama të deklarojë ashtu, vijnë kabllogramet e ambasadës amerikane, që vë vija të kuqe. Në kabllograme shkruhet: “Ish-Shefi i Shtabit, Luan Hoxha, kërkoi një takim me ambasadorin për të diskutuar për atë që ndodhi në Gërdec. Ai shpjegon se Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit i kishte bërë presion që “të vazhdonte të dorëzonte municione të një kalibri më të lartë në Gërdec” dhe këtë gjë “ta kryente pa vonesa”I pyetur nga Ambasada nëse ia kishte raportuar këtë fakt Prokurores së Përgjithshme, Hoxha u përgjigj: PO.”

Urdhëro rilexoje Sali:  ( http://www.lapsi.al/lajme/2016/02/10/kabllogrami-i-shba-rr%C3%ABfimi-i-shefit-t%C3%AB-shtabit-t%C3%AB-fa-si-m%C3%AB-b%C3%ABnte-presion-shk%C3%ABlzen#.Vs7sYfkrLIV )

Po po, bëhet fjalë për tët bir dhe për një prokurori që nuk ka funksionuar sepse ti ishe i gjithë pushtetshëm. Eshtë kjo arsyeja tjetër pse ti do ti bësh të gjithë të duken si ti. Eshtë kjo arsyeja pse ti do të dalësh nga Parlamenti. Janë këto arsyet se pse ti nuk e do reformën në drejtësi, duk e do Byronë e Hetimit. E thënë ndryshe Sali, ti ke frikë nga drejtësia dhe në fakt, nuk ke faj…

(Marre nga Lexo.al)

11 komente në “Letër e hapur drejtuar z. Sali Berisha nga “Qytetari Dixhital””

  1. Sokoli says:

    O Sali ,more Sali ! Me degjo mua se jam ne mosh sa je dhe ti. Kur te vdec ,se nje dite do vdesim,ti je” I lumtur” se nje kurore do t’a kesh te koka. Ndersa populli ,edhe ata qe sot jane pas teje, do ta vendosin ne vend te kurores nje top…. serbet do te vendosin kurore,ashtu si i vendosen edhe Esat Pashë Toptanit…. Ke merakun tim,ad o me vendosin kurore? Jam I bindur se do kem dy kurora nga femijet emi dhe shoket e mi. Gjithashtu jam I sigurt se top…. nuk do kem,ashtu si je ti i sigurt se topine mmmm do t’a kesh te varri.

    1. arben says:

      Ne ato kabllograme thuhet se Rama ka vene ne listat e deputeteve vrases, thuhet dhe qe ka 200 mln euro ne emer te te vellait. Te atij qe pa “fakte” i del emri ne QKR si ortaku i njeriut qe po merr koncesionin e mbledhjes se TVSH.

      1. Laert says:

        Z. Rama juve nuk ju shkon roli i qytetarit dixhital se je ne pushtet. I ke te gjitha mundesite te provosh ato qe thua. Merre dhe Zanfarin te deshmoje dhe Luan Hoxhen por kjo nuk ndryshon realitetin qe djali i nen kryetares tende te parlamentit, deputeti Kokedhima, familjare te deputeteve dhe miqte e tu personale marrine tendera nga parate publike. Vellai juaj Olsi Rama del si partner me ne QKR me z.Endri Meksi i cili ka aplikuar per bonusin e marrjes me koncesion te mbledhjes se taksave. Te gjitha keto jane fakte qe po ju gerryejne cdo dite e me teper dhe nuk fshihesh dot pas sulmeve ndaj kundershtarit, aq me teper qe tashme je ne pushtet. Mblidhi familjaret dhe deputetet se me kete varferi e irritim qe kane njerezit nuk meritojne nuk i dihet si mund te shperthejne.

  2. Ganiu says:

    Sali, keto 25 vjet ke kercyer hu më hu. Tani qe te kane rene te gjitha fuqite pres qe te te ngulet njeri dhe do ta kesh brenda gjithe kohen. Sali, mos harro qe çdo ndryshim i madh vjen pas nje kaosi. se shpejti do ma gezosh ti dhe femijet e tu , ndersa Liria do ndez qirinj per ju.

  3. Paulsad says:

    Bashkepuntor brenda PD,informationi ishte mare nga PS dy dite me pare per vezet.Xholi kishte bere breket pis……

  4. Luan says:

    Ky eshte kanceri i Shqiperise. Prej tij Shqiperia vuan tash 25 vjet. Te gjithe e dine kete por …

  5. ts says:

    Sali mavria si keshtu po vendos te lesh parlamentin ?? A thua po ndjen fundin or katran ? Nuk del kollaj ti jo, vec po ke siguruar ndonje pazar te ri !!! Or qen ,ti mban mbi supe tradhetin e madhe ndaj shqiptareve e do mbash mallkimin e tyre der sa te ngordhesh ! Ja arite te urrehesh familiarisht e zor se do shpetoni ashtu pa lagur, se mbiemri qe mban, do te jet simboli i Djallit shqiptar, se je me i keq nga vet Djalli ! E ke nxir kaq shum biografin e i ke kaq borxhe ktij populli qe as 10 breza te dal nga sperma yte e mallkuar nuk do mund ta shlyejn dot, sepse e ke shkateruar Shqiperin per 10 breza , sepse mallkimi i keqbersit e i largqofturit qe ke brenda teje,infektoi degjeneroi e i vuri ne sherbimin tend nje shtet te ter ! Nuk dua te besoj se do dilni pa lagur ! Nese ke infektuar eliten qe esht gardhi yt mbrojtes ,ke llogari te hapura me shqiptar te thjesht qe po vuajn pasojat qe ju ndertove dhe kta jan shum ! Nuk dua te besoj se nuk do vi ajo dit te perballesh me gjynahet e tua per cka u “dhurove” shqiptareve ti dhe ter banda qe krijove ……

  6. alphade says:

    Sali Milloshevici nga Vicidoli i trembet per vdekje Reformes ne Drejtesi dhe Byrose se Hatimit sepse Ai e di
    mire dhe eshte i ndergjegjshem per malin me krime qe bien mbi koken e tij dhe familjes se tij, si dhe ban-
    des se tij mafioze :bashices ,kulicesh.,bodicesh,etj.etj.

  7. Arber Iliri says:

    I kam porositur qe ne kohen e Nano mavrise e me tej, beni burgje cilesore se do te vuani me vone kur te kaloni nje pjese te jetes .Kane bere dicka, le ta shijone cilesine e burgjeve qe kane bere.Se mos mendoni se do ju bejme priviligje edhe per burgun.Ne asnje menyre eshte korupsion.hahahaha.Shpresoj shume te shikoj kriminelet e politikes ne burg.

  8. Beti says:

    Sa i zgjuar ky Laerti?! Si e gjeti xhanem!

  9. vasil says:

    Apo nuk ndahesh dot nga e kaluara o KOMUNIST i sprovuar.Mbete ne vend e spo ben ndryshimin me kohen e lanetit ENVER.NUK u shkepute nga biografia,besoj se ja u prishe te gjitheve e di vete ti se cfare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje