Shqetësim nga mbeturinat shqiptare, eurodeputeja kroate i ankohet KE-së

25 Shkurt 2016, 15:55Rajoni TEMA

Mbeturinat e qyteteve dhe fshatrave shqiptare që përfundojnë në det prej lumenjve janë kthyer në problem ndërkombëtar. Eurodeputetja kroate Dubravka Suica i është drejtuar me një letër ankese Komisionit Europian për mbetetjet shqiptare që rrymat detare i dërgojnë deri në plazhet e vendit të saj.

TCH: Zonja Suica, ju i jeni drejtuar Komisionit për të gjetur një zgjidhje europiane ndaj problemit të mbeturinave ndërkombëtare, që haset në brigjet kroate, me prejardhje, kryesisht, nga Shqipëria e Mali i Zi. Pse?

Dubravka Suica: Po, drejtë. Për fat të keq, çdo dimër përsëritet e njëjta gjë. Tonelata mbeturinash vinë prej jugut të Adriatikut, a nuk e di, por, sipas etiketave në mbetjet e produkteve, ne mund të vërejmë se mbeturinat vijnë nga Mali i Zi, Shqipëria, Greqia e madje edhe nga Turqia. Prandaj, pyetja ime, e dërguar me prioritet ndaj Komisionit Europian, është çfarë do të bëjmë? Disa prej këtyre vendeve janë anëtare të BEsë, si Greqia, ndërsa disa të tjera janë kandidate, si Shqipëria e Mali i Zi. Përderisa flasim për Strategjinë Adriatiko-Joniane, ku çështjet e mjedisit përbëjnë një prej kapitujve kryesor, argumenti im është si të mbajmë pastër detet tona. Këtë çështje e ngrita jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha vendet e lokalizuara në jug të Kroacisë. Rastet më të rënda janë shfaqur në gadishullin  Peljesac, në Trstenik, si dhe përreth ishullit Mljet. Prandaj pyes se si mund ta zgjidhim, pasi 8 vende janë të orientuara nga deti Adriatik, mbase nuk jemi të gjithë anëtarë të BEsë, por tê gjithë, ne, duhet të kujdesemi për nivelin e mbrojtjes së mjedisit.

TCH: Duke marrë parasysh se ankesat e Kroacisë gjatë viteve të fundit, kanë ardhur, përgjithësisht,  pak javë pas përmbytjeve, si mendoni se mund të ndërhyjë Komisioni për zgjidhje me anë të Strategjisë Adriatiko-Joniane, fondet  IPA, apo ndihmën e emergjencës në rast përmbytjesh?

Dubravka Suica: Nëse jo Komisioni, atëherë Agjencia e Mjedisit. Dikush, në varësi të Komisionit Europian, apo Bashkimit Europian, për mua, duhet të ndërhyjë, ose vendet tona duhet të kujdesen për të mbrojtur ato nivele, që i kemi miratuar tashmë dhe prandaj, kam treguar dhe me foto si këtu.

TCH: Po, e shohim se kjo vjen nga Shqipëria

Dubravka Suica: Po, por jo vetëm nga Shqipëria dhe brigjet tona duken kështu pastaj. Kjo vjen nga Greqia, mendoj.., por idea ime është ndërgjegjësimi publik për atë ç’po ndodh.

TCH: Për ju, kjo lidhet, përveç përmbytjeve, edhe me hedhjen e pakontrolluar të mbeturinave nga këto vende, duke kërcënuar seriozisht mjedisin dhe potencialin turistik kroat?

Dubravka Suica: Unë mendoj se plehrat komunale nuk menaxhohen siç duhet, me korrektësi, në shumë prej këtyre vendeve dhe për këtë arsye, kërkoj ndërgjegjësim publik.

3 komente në “Shqetësim nga mbeturinat shqiptare, eurodeputeja kroate i ankohet KE-së”

  1. tfgs1 says:

    sa keq kur lan bithen nje sunit,qelb gjithe gjitonet………….o Zikeeeeeee!

  2. kulmi says:

    filluan edhe kto putanat e kroacise ,
    qe shkerdhehen me qent ,te kakarisin e bashkohen Korit BE-se
    jua shkerdhefsha robt .
    si shkokan ato mbeturina ne kroaci me trapin e GORDANKES ,
    sepse perpara se te vijne aty edhe mali zi perpara APO jo bushter Kroate
    i duket vetja ktyre se na u ben dikushi ptuuuuuuuuuu shtet putanash.

    po kur ju shkarkuan Italianet tonelata me shishe me ngjyrat e FLAMURIT ITALIAN FASHIST ne bregdetin kroat ,
    me mbishkrimet ,do vijme perseri ne Terra ITALO ku behej fjale per disa ishuj Kroate ,
    perse u bete kaps ju rrace shkerdhatash sllave

    1. @sea says:

      Ky eshte vertet problem serioz qe vec demit mjedisor ndot dhe shteton shqiptar, prandaj para se te flasim bukur e bejme gallate me te huajte duhet te punojme per mjedisin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje