Vezët janë thjesht një kulmim i trishtueshëm i dëshpërimit

25 Shkurt 2016, 18:32Politika TEMA

Nga Edi Rama

Kur një parti politike përdor vezët për t’u shprehur, ka ardhur në pikën e një shterrimi të plotë. I kanë shterruar idetë dhe arsyeja. I kanë shterruar energjitë dhe durimi. I ka shterruar fuqia për të imagjinuar, pa të cilën jeta është një lëngatë e pafundme.

Që një parti të katandiset në pikën që të përdorë vezët, duhet të ketë humbur kuptimin e vetvetes dhe çdo ndjenjë përgjegjësie për çka të tjerët mund të mendojnë për të.

Fatkeqësisht kjo është opozita sot në Shqipëri. Dhe degradimi ka ardhur hap pas hapi, pa ndalim, dy vjet e kusur me radhë.

Një parti që ka dy vjet e kusur që jep e merr me hijet dhe me objektet.

Në çdo tre aktivitete, dy janë përkujtimore të sajuara për t’u kacafytur me hijen e Enver Hoxhës. Liria, të drejtat, demokracia, janë të gjitha sebepe; motivi është lufta qorre me një hije të qëmotit e cila vazhdon ta hipnotizojë Partinë Demokratike, duke i kushtëzuar axhendën.

Në çdo tre konferenca shtypi, dy janë kacafytje me libër shtëpie me hijen e pushtetit. Korrupsioni, krimi, parku, shëndetësia, Dia, papunësia, çatia e kryeministrisë, Siria, janë garnitura të rastit; shkaku dhe qëllimi është lufta qorrazi me protagonistët e shumicës qeverisëse, si persona që lypset të përbalten, papushim, deri në fund, me çdo mjet.

Në çdo tre protesta, dy janë kacafytje fizike me objekte. Diktatura, gjelbërimi, komuniteti, persekutimet, betonizimi, liqeni, kushtetuta, sigurimi, janë llafe të rastit; shkaku dhe qëllimi është shfryrja verbërisht e dufit mbi beton, tulla, dërrasa, mure, xhama, skulptura, gardhe dhe aq më mirë, kur rasti fatlum sjell përpara ndonjë eskavator ose, lëre pastaj, nëse fati të nxjerr përpara ndonjë aeroplani…

Dhe natyrisht që e gjithë kjo perpetum mobile, në një boshllëk që zgjerohet, ka një efekt shterrues për sytë, veshët, trurin, trupin e një partie politike të krijuar si alternativë qeverisëse, e të degraduar në një organizatë kakarisëse. Prandaj unë nuk bashkohem me miqtë e kolegët, ata besojnë se vezët u përdorën sot në parlament për të penguar reformën në drejtësi. Unë mendoj se vezët, u kthyen sot në armë opozitare, sepse Partia Demokratike ka ardhur në një pikë shterrimi për shkak se nuk mundi asnjëherë dot, të ringrihej realisht nga fusha e disfatës së 23 qershorit 2013. Aq sa disfatën e 21 qeshorit 2015 e përjetoi si fitore të cunguar nga regjimi kriminal!

Tanimë PD-ja sapo ka hyrë në një fazë ezaurimi nervor dhe mbushja e xhaketave e çantave të deputetëve me vezë, për të përmbushur detyrimin e përfaqësimit të zgjedhësve në seancën parlamentare, është tregues kuptimplotë i kësaj zbrazjeje nervore.

Edhe vetë histeria e 24 orëve të fundit, për një deputet të përjashtuar me kohë nga radhët e koalicionit qeverisës, i cili për më tepër u vetëpezullua nga aktiviteti i Kuvendit, është inercia e kacafytjes me hijet; në kushtet e shterrimit total të fuqisë për të imagjinuar të nesërmen. Çka e bën opozitarizmin e Partisë Demokratike një zvarritje në dëshpërim. Ku vezët janë thjesht një kulmim i trishtueshëm i dëshpërimit.

19 komente në “Vezët janë thjesht një kulmim i trishtueshëm i dëshpërimit”

  1. o lalalalalalal says:

    po ketu do harrije po nuk i gjete vendin Sali qenit me gjithe gagacet e pijanecet e tij

    1. Edkari says:

      Po fershellen si ke filmi-beni ecen vete-
      qe te largosh friken.
      me keto pergjigje po na tregon
      se qenke dhier fare e je bere
      5 lek burre.
      Po te them se vezet jane
      vetem fillimi,nuk ke pare gje akoma.
      para disa muajsh kam shkruar ketu
      se fundi yt do jete tragji/komik
      e do mbesesh si dordoleci
      ne mes te fushes.

  2. Bayoneta says:

    Ore leri llogjet po fillo kap hurin se maloket hu duan.Pse nuk e arreston sali serbin je burre apo lepur??
    Futini dy grushte atij katundarit starziqirit se me vjen per te vjelle kur e shikoj.Po nuk munde ben tender dhe nuk e kam problem te bej 10 vite burg per te dhe te ja mbush bythen me vrima.Mos me ben te le irlanden dhe te vij atje o strazqir spiun e kelysh serb.Hapi syte dhe ben per popullin se me duket po te merr para sali serbi me pese maloke qe vijne era qen serb.

    1. Genti says:

      Ku ja mban menderja Rames. Saliu eshte Mason me grade me te larte se Rama, sepse Rama eshte futur pak vone ne loje. Nuk e le xhaxhi Sorosi. Bejne sikur zihen per te tifozat qe i shikojne, por shkojne bashke kur kungohen te shoqata.

  3. tani says:

    po ti RAME madh pse nuk ben shtet kaluan 23 vjet e ke ne dore po pse s ben asgje dy jan arsyet o jeni dhe ju si ata pjes e te njejtes klas politike 25 vjecare qe ska ber asgje ne shqiperi vecse ka vjedh ka vrare e plackit kte populll .kocesione korrupsion pasuri kombetare ose keni frike por eshte e para e sigurt
    ,pra ju nuk doni sepse jeni vet te perlyer .ti je vazhdues ei tyre i sales nanos etj .vetem ta mendosh qe ben akoma show televiziv ke frike te ndezesh televizori se del ti cdo emision si sala isoj .ne mos me keq.
    s behet politika ne tv o zoterinj vetem ne shqiperi ndodh qe 20 here ne muaj politikanet dalin tv kur ne europe nje minister kishe 3 vjet pa dal i here te vetem shikojini ne internet i keni
    po ju nje reforme ajo e drejtesis qe po e katadisni cope cope e spo e beni dot keni 25 vjet kur ligjet i ka ber europa para jush vetem ti kopjoni e ti zbatoni .
    ju jeni t gjith miq mes jush ju politikanet ata te djeshmit e ju te sotmit
    beni sikur ziheni dhe beni show e radhes qe populli t besoj se jeni armiq mes jush por nuk i ha me njeri kto lojrat tuaja .
    shteti eshte i shkeputur nga partit keshtu e ka europa kte beni dhe ju dhe jo ligjin e bejne partite .nje popull te vogel e keni percar keqas i djathte i majte partia pd parta ps pra nje njeri qe nuk eshte ne parti vdes ose ngel vetem duhet sesben t behet i kuq blu jeshil portokall .
    PSE S DEL I FORCE E TRETE NE SHQIPERI KU S ADERON ASNJE NGA JU POLITIKANET E SOTEN T DJESHEM 25 VJECAR DHE PER 7 BREZA ASNJE NGA JU DHE NJE FORCE AS E MAJTE AS E DJATHTE AS PS AS PD PRA NJE FORCE E RE
    t pakten gjysma t keqes s do kemi kto percarje fisesh une jam i djathte une i majte ne nje kohe qe ne shqiperi ska fare as te majte as te djathte bejne kot t gjith per i vend pune apo post
    une jam pd une jam ps kot pa lidhje . pra o rama bej shtet t marrin fund kto fise si ne kohen e mesjetes fisi pd e fisi ps me klane e kacak malesh se na can … jemi i komb i gjuhe e zakone e mjaft me fiset e partit tuaja t flliqura.por ti rama po ben te njejten gje si ata te pd po zgjeron fisin partine klanin po shperndan tesera te reja partie

    1. Genti says:

      Rama di te bej shtet, duke bastisur fukarenjte e Shqiperise per interesat e FMN-se, dhe duke i shkaterruar te ardhmen Shqiperise me Corporate-Koncesionet. Behet me katolik se Papa, po te vije puna per te kenaqur axhenden gjakpirese te Elitave Financiare dhe padronet e tij, sepse do te duket i zellshem ne detyren qe i eshte ngarkuar. Ajo qe thua eshte e drejte. Njerezit genjehen nga keta sharlatane, sepse mendojne se kane alternative. Nuk e kuptojne se eshte e njejta fytyre me maska te ndryshme. Eshte e gjitha pjese e lojes. Nje njeri me dy para tru e kupton fare lehte, duke pare se c’fare bejne keta kur jane ne pushtet dhe jo se c’fare thone kur jane ne opozite.

  4. Treviso says:

    Ato qe i shkojne mbrapa kryekriminelit jane te detyruar se ai i ka futur ne thes. Kryekrimineli i ika thene: Po hyra une ne burg do te hyni dhe ju pas meje. Ne partine Demokratike nuk jane te gjithe kriminele dhe te korruptuar. Atje ka shume figura te pastra qe kane ulur koken se nuk pajtohen me kriminelet dhe te korruptuarit.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Ke te drejte Rame.. Jane te coroditur.. S’kane ide.. Ajka eshte duke qeverrisur dhe llumi rri e hap syte nga ndryshimi qe nuk mund ta imagjionin as 10% te asajt qe keni bere.. Kujtuan se duke bere reforma te thella dhe te renda mbi shpatullat e popullit shqiptar do kishte kryengritje dhe do ferkonin duart duke pritur per karrigen bosh.. Deshen te benin kurban popullin por ai e ka kuptuar c’fare luhet ne te dhe jane kthjelluar.. Nuk e bejne per reformen ne drejtesi se aty nuk kane shpetim por jane te cakerdisur.. Keshtu eshte kur le nje plak coban qe s’ka takat te cohet nga gjunjt dhe delet s’dine nga te shkojne..

    1. tomi says:

      Ajka po qeveris e? U pika qe s’te bie.

  6. Foto says:

    Sa bukur qe ke dal te kjo foto shoku krietar. Duket sikur te kane fut veze struci ne bythe dhe ke qesh me zor

  7. Genti says:

    Tema mos i fshi komentet. Je gazete e pavarur apo e varur. Jo per gje po ta dime.

  8. Devolliu says:

    Po si nuk doli xhanëm një Avni Rustem për Sali Shpellarin, kryehajdutin e kryekriminelin gjakatar të Shqipërisë?

  9. tani says:

    RAMA kurre s ben shtet dhe dy projekte ne infrakstur s po i ben dot e jo me shtet. i ka ren autoriteti prestigji dhe si figure
    ti mire thua mos t godasin me veze e letra te lagura por ne kohen e sales ta gjuanit ju me veze ku shkonit do hanit dru ja ben pyetje vetes tende ti .pse kaq tolerant jeni ju apo keni frike .ta kisha gjyqsorin une thote rama po ti ke gjith shtetin more vota per kte pune pse se ben por gjithmon do thuash ligji sna le kjo sna le ajo dhe nje prersident se shkarkoni dot jo me te tjerat .bej qejf dhe kte vit te fundit se do maresh me vota do e shikosh si do ikesh. dhe per cfar do mbahesh mend ti si nano sala dhe ti do kujtohesh.BEHU BURRE DIL NGA GUACKA KU JE MBYLLUR TRE VJET MERU ME GJERA TE MEDHA E PROJEKTE TE MEDHA LERI RRUGICAT DHE LULISHTET E VOGLA DHE ARTIN JE PER GJE TJETER TANI .

  10. dolivici nga vicidoli says:

    Jo mor devolli,nuk duhet avni rustem kunder saliut,sepse detyrohen per nje funeral shteteror per nje tradhetar dhe kriminel.Pak kemi Azemin te sheshi i 11 arkivoleve ne durres?Te kerkojme te veproje shteti ligjor.Fillimi eshte reforma ne drejtesi,per te pastruar gjukatat dhe prokurorine.

  11. dolivici nga vicidoli says:

    Jo mor devolli,nuk duhet avni rustem kunder saliut,sepse detyrohen per nje funeral shteteror per nje tradhetar dhe kriminel.Pak kemi Azemin te sheshi i 11 arkivoleve ne durres?Te kerkojme te veproje shteti ligjor.Fillimi eshte reforma ne drejtesi,per te pastruar gjukatat dhe prokurorine.

  12. Vita Milo Venezia Italia says:

    Rama di te bej shtet ,por shpellari i ka ngritur te gjithe hajdutet ne kembe per ta kundershtuar me c’te mundet.
    Ka frike nga byroja e hetimit ,ndaj do ta rrezoj me c’ do kusht kete qeveri.Po kot e ka!

  13. Satana says:

    Vezen ne bythe te ken e ti fusin o lepur!

  14. Al says:

    Po mor bole po…ah po te besuan Shqiptaret dhe ty…megjithese je e keqja me e vogel i harrove pergjegjesite e premtimeve te tua. Ne historikisht si popull kemi dashur te vihet drejtesia ne vend e historikisht na ka munguar…prej ketu vjen simptoma e gomarit me samar..Mire na e ben por mos harro se ato vezet jane kembana per ty. Nese nuk ben cfare duhet bere ndaj ketyre felliqesirave qe duhet te zgjidhin hallet e popullit ne vend qe te gjuajne me veze, do ta beje populli e atehere nuk do te te mbetet me asnje arsye per te qene ne krye te ketij vendi e do mbahesh mend si fjalebosh edhe ti si ata qe te rrethojne. NJe nga ato nje milione eshte penduar qe tu dha ty!

  15. saliu says:

    Un smor vesht nga politika,po i them Edit;Na legalizo ato shpia ti ne ,se na ke lon var, po hallet tona s’marojn kurre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje