Javët e kaluara ka pasur një debat të madh në botë por edhe në Shqipëri lidhur me të ushqyerit e bebeve në publik.
Madje edhe rrjetet sociale kanë reaguar duke censuruar fotot e mamave që u jepnin gji fëmijëve dhe fotot i kanë postuar në rrjetet sociale.
Por një eksperiment në Britaninë e Madhe tregoi krejt të kundërtën.
Hayley Quinn, një bloggere 28-vjeçare u vesh me rroba provokuese duke demonstruar shumë nga trupi i saj.
Në krah të saj u ul Rosie Allen, 27 vjeç, e cila bënte sikur ushqente me gji foshnjën e saj.
Por për çudit asnjë prej kalimtarëve nuk reagoi ndaj ushqyerjes me gji, por të gjithë shikonin të çuditur shoqen e saj veshur në mënyrë provokuese.
Hayley në fund të eksperimentit tha se ishte shumë e kënaqur që nuk kishte pasur asnjë reagim negativ ndaj nënës që po i jepti gji fëmijës.
Një shembull për t’u marrë!
nuk ka gjë më të bukur se një grua shtatzanë,një nënë që i jep gji fëmijës së saj!!
kush i përçmon gruan shtatzanë,ose e quan të pamoralshme gjidhënjen!?
është një idiot i lindur ose i vetbërë gjat jetës së tij të mangët!!