Gjatë natës, kamerat e sigurisë jashtë një supermarketi të mbyllur kanë regjistruar një pamje të pazakontë.
Një djalë u shfaq para derës së mbyllur të dyqanit, për një moment paraqitet drita dhe më pas pa e hapur derën ai futet në market pa problem.
Pas më pak se një minuti djali rishfaqet përsëri dhe del pa e hapur derën.
Endacaku që ishte i shtrirë aty afër nuk mundi të besojë se çfarë pa me sytë e tij dhe shihet i habitur.
Megjithatë, nëse kjo është një dukuri paranormale, apo është vetëm një montazh, nuk dihet ende, ndërsa video prej dy ditësh po qarkullon në rrjetet sociale.