Godet përmbaruesin me grusht, procedohet penalisht kryebashkiaku i Pogradecit

29 Shkurt 2016, 17:28Kronika TEMA

Kryetari i Bashkisë se Pogradecit procedohet penalisht, për veprat penale: “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” si edhe “goditjet për shkak të detyrës”.

“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet, në Pogradec, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit : Eduard Kapri, 46 vjeç, banues në Pogradec.

Proçedimi ndaj tij filloi pasi, sot në Komisariatin e Policisë Pogradec, ka bërë kallëzim shtetasi F.B, 36 vjeç, banues në Tiranë, (me detyrë përmbarues gjyqësor) Shtetasi F.B, deklaron se sot më datë 29.02.2016, ka shkuar për të zbatuar, ekzekutimin e një vendimi gjyqësor, në Ndërrmarjen e Ujësjellës Kanalizimeve Pogradec, por aty është penguar për ekzekutimin e këtij vendimi, nga kryetari i Bashkisë Pogradec, shtetasi Eduart Kapri, si dhe pretendon se është goditur per shkak të detyrës, nga ky i fundit.

Nga ana e Policisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale : “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” si edhe “Goditjet për shkak të detyrës” parashikuar nga nenet 320 dhe 237 të Kodit Penal”, bën me dije policia.

1 komente në “Godet përmbaruesin me grusht, procedohet penalisht kryebashkiaku i Pogradecit”

  1. BMS says:

    Shpellaria nuk ka kufij gjeografik. Eshte nje proces mendor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje