Arrestohet fierakja rezidente në Holandë, grabiste çantat e grave në Tiranë

29 Shkurt 2016, 09:56Kronika TEMA

Një 41-vjeçare, me banim në Fier dhe rezidente në Holandë, dyshohet nga Policia e Tiranës si autore e vjedhjes së të paktën 6 çantave të femrave nëpër rrugët e Tiranës.

Gjithçka është zbuluar teksa gruaja mësohet se është kapur në kushtet e flagrancës duke kryer grabitjen e radhës.

Ajo është kapur në një dalje qendre tregtare pasi aty ruante viktimat e saj pasi kishte arritur të merrte çantën pasi e zonja nuk e kishte mendjen aty.

Në fakt gruaja e arrestuar në  Tiranë për vjedhje nuk është për herë të parë e proceduar, pasi ajo është një emër mjaft i njohur për policinë, pasi edhe në Fier, një vit më parë është proceduar për të njëjtin veprim.

Gruaja, që sipas policisë është vjedhëse përsëritëse është izoluar në policinë e Tiranës dhe pritet që në drejtim të saj të vijnë edhe denoncime të tjera që kanë të bëjnë me vjedhjet e kryera prej saj.

1 komente në “Arrestohet fierakja rezidente në Holandë, grabiste çantat e grave në Tiranë”

  1. qytetari B says:

    Po kalbinin brenda keta lloj njerezish. E paski ditur qe ka bere dhe here te tjera dhe akoma e lini te vjedhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje